Albspirit

Media/News/Publishing

A po kërkon imunitetin e deputetes Elisa e Doganave?

A po kërkon imunitetin e deputetes Elisa e Doganave?

Elisa Spiropali, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, duket se është aktivizuar ditët e fundit, në një përpjekje të saj, për t’iu rikthyer jetës politike aktive, ose ndoshta për të siguruar një vend në listat e kandidatëve për deputet në Partinë Socialiste.

Elisa brenda pak ditësh ka rihapur debate të reja dhe të vjetra, sa me të rinj të LRI-së aq edhe me të tjerë, duke tentuar të metiadizohet, pas një periudhe në heshtje.

Elisa u emërua në një nga postet më të rëndësishme, si pjesë e të rinjve që iu bashkuan PS nga Mjaft dhe G 99, të cilët më pas formësuan atë që quhet Rilindje në partinë më të madhe të qeverisë.

Ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave rikthimin e saj mediatik, por edhe politik, ndoshta synon ta bëjë duke sulmuar një pjesë të Qeverisë, pikërisht atë që i takon LSI-së, e cila prej 3 vitesh bashkë me PS-në, bashkëdrejtojnë punët në këtë vend.

Ra në sy vite përpara gjatë grevës së urisë me ccadrat përballë Kryeministrisë, kur iu bashkua deputetëve socialist, që kërkonin hapjen e kutive të votave, por nxehet shumë po t’i përmendësh milionat që mungojnë si pasojë e kontrabandës gjatë kohës që drejtonte doganat.

Dhe ky është momenti që Elisa pikësëpari duhet t’i japë përgjigje akuzave publike që i janë drejtuar pikërisht për kohën kur ishte në krye të doganave, për milionat e parealizuara, apo për kontrabandën që lulëzoi.

Referuar shifrave të deklaruara gjatë periudhës që Elisa, jo ajo Botës së çudirave, por ajo e Doganave, zhdoganimet për mallrat e akcizës pothuajse u përgjysmuan në krahasim me kohën e qeverisjes së PD-së. Dhe kjo do të thotë se shqiptarët nuk nisën të konsumojnë më pak cigare, kafe apo alkool, por gjysma e kësaj sasie hynte kontrabandë.

Së pari është kjo pikëpyetja që duhet të sqarojë Elisa, e cila u largua nga detyra me një dorëheqje për shkak se priste një fëmijë, por sipas zërave dorëheqja e saj ishte një largim i detyruar apo i kërkuar nga Kryeministri Edi Rama.

Nëse nuk sqarohen milionat që i mungojnë buxhetit të shtetit për shkak të kontrabandës në atë periudhë, atëherë kjo nuk largon dyshimin, por thjesht e shton atë, duke përfshirë edhe Kreun e Qeverisë.

Nëse sot pyet për Doganat në kohën që drejtoheshin nga Elisa, dëgjon shumë bëma, sikundër ato milionat që e akuzojnë publikisht.

Prej momentit kur u largua apo u shkarkua me dorëheqje nga posti i Kryedoganieres, Elisa ndenji në heshtje, por duket se edhe heshtja ka një kufi.

E gjendur si “dhi e zgjebur me bishtin përpjetë apo përposhtë”, kjo është çështje që s’na takon ne, Elisa gjeti momentin për të rënë në sy. Befas ajo u shfaq me një koment mbi reformën në drejtësi, mbi listat e zeza të SHBA dhe emrat e politikanëve, më pas vazhdoi debatin me një të ri të partisë së Ilir Metës, dhe kur iu përmendën milionat, paralajmëroi se do të padiste të riun në Prokurori.

Momenti që tentoi të mediatizohej është disi i veccantë, pikërisht reforma në drejtësi, e cila sikundër thuhet do të godasë korrupsionin dhe Elisa mund të jetë koka e parë e Rilindjes.

Ndoshta sot Elisa e Doganave, jo ajo e Botës së Çudirave, po tenton në çdo mënyrë për t’u aktivizuar në politikë, për të qenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, për të pasur një imunitet i cili një mbrojtës i mirë, kur kujton akuzat për të cilat është akuzuar edhe nga një i ri i LRI-së.

Për këtë ajo sot po tenton të shfaqet dhe të debatojë me këdo, për gjithçka, mjafton që të bjerë në sy.

Por nëse milionat për të cilat akuzohet janë të vërteta, atëherë ajo ka një mundësi më shumë! Po, ajo mund të shihet si një financuese e mirë e fushatës që po afron dhe në stilin sesi ka funksionuar politika e forcës politike ku aderon, ajo mund të jetë edhe pjesë e listës së kandidatëve.   /citynews/

Please follow and like us: