Albspirit

Media/News/Publishing

Clinton kalon Trump me 7 pikë pas konventave

 

– Kandidatja demokrate për presidencialet, Hillary Clinton, e shfrytëzoi në mënyrë të përkryer periudhën pas nominimit në konventën demokrate duke arritur të kryejë një kthesë në sondazhe dhe duke kaluar me shtatë pikë rivalin e saj republikan, Donald Trump, sipas një sondazhi të CBS-së të publikuar sot.

Në përfundim të konventës republikane, që u zhvillua menjëherë pas asaj demokrate, Trump dhe Clinton ishin shumë pranë në sondazhe, ku edhe miliarderi arriti të përfitojë sa më mirë nga mbulimi mediatik që konventat marrin dhe që përpiqen t’i nxjerrin kandidatët në formen e tyre më të mirë.

Sipas shifrave të publikuara të hënën, 46 për qind e personave të pyetur pohuan se do të votojnë për kandidaten demokrate kundrejt 39 për qind që preferojnë atë republikan gjatë presidencialeve të 8 nëntorit./

Please follow and like us: