Albspirit

Media/News/Publishing

Klientelizëm e nepotizëm, deri kur?

Adea Hasi

Sot fatmirësisht në Kosovë kemi një numër goxha të madh të të rinjve që zgjedhin t’I vazhdojnë studimet e larta univerzitare, pra zgjedhin të vazhdojnë studimin e  një drejtimi  që ata duan ose që e mendojnë me përspektive për të siguruar një të ardhme sa më të mirë.

Mirëpo, pas përfundimit të studimeve atëherë vjen një goditje e fortë, refuzim pas refuzimi për të zënë një vend pune.  Kjo pasohet me një pesimizëm të madh tek cdo i ri.

Besomëni është e tmerrshme kur dëgjon një student të thotë se cfarë I duhet nëse mundohet të marrë nota të larta ose nëse përkushtohet në mësim kur në fund të gjithë do përfundojmë njëlloj, të papunë ose të shtypur në ndonjë punë të rëndomtë që do e bënte edhe ai me tetëvjeqare. Pastaj , ky pesimizëm na shtyn neve të rinjve që të kërkojmë të parin rast për të dalë jashtë vendit sepse shteti jonë nuk na siguron as elementin më kryesor e që është mirëqenia, e ketë mirëqenie ne do e arrinim vetëm përmes punës.

Me të vërtetë është dicka e tmerrshme të mendosh që diploma për të cilën punon fort disa vjet dhe mundohesh ta vlerësosh me nota sa më të larta, I vetmi vend ku do qëndrojë do jetë korniza në mur. Personalisht mendoj që ky është fundi I botës. E gjithë jeta  varet nga puna, mënyra si do jetosh, sa do ndjesh kënaqësi nga jeta, si do vlerësohesh në shoqëri e shumë gjëra tjera, varen nga puna që bën.  Jemi lodhur nga fakti që baret, restaurantet dhe kafetë të kenë luksin që pothuajse cdo kamarier ose personat tjerë të stafit shërbyes të jenë të rinj me fakultete e nganjëherë edhe me master, të rinj që dikur kanë pasur ëndrra të mëdha për të ardhmen po që shteti dhe mënyra e ndyrë me anë të së cilës funksionon, kanë shkatërruar edhe më të voglën shpresë.

Sot, sic e dimë të gjithë në Kosovë mbizotëron nepotizmi dhe klientelizmi.

Sot nuk pranohesh në punë sepse në vend tendin  punesohet një familjar I dikujt ose dikush që dikur punëdhënesit ia ka bërë një nder ose favor dhe ka ardhur koha t’ia shpërblejë- me një vend pune. Cka është më e keqja është se këta persona të punësuar  në këtë mënyra s’ia kanë lidhjen fare punës  të cilën do e bëjnë, janë të paaftë dhe të pakualifikuar.

Ja përshembull administrata në Kosovë. Gjithë jemi ngopur nga mënyra si funksionon ajo.

Nepotizmi të ngulfat kurse klientelizmi aty të mbyt. Kjo është arsyeja pse administrata sot është e stërmbushur dhe gëlltit një pjesë të madhe të buxhetit tonë modest dhe kjo është arsyeja pse në administratën tonë nuk kryhet punë efikase sepse të nderuar, nuk ka kush t’i kryeje ato punë, ndoshta jo edhe pse s’duan por sepse nuk dinë. Janë aty thjesht për atë pagë dhe sa për formalitet.

E pra të nderuar, kështu presim përparim në shoqëri apo kështu presim ta zhvillohemi si shtet? Apo vallë duam edhe të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian kështu? Së pari, të fillojmë duke rregulluar këto gjëra thelbësore dhe pastaj të kalojmë te gjërat tjera që poashtu nuk i përjashtoj për nga rëndësia.

Rinia është vërtetë shumë e cmueshmë për një vend, ne si shtet duhet të krenohemi me rininë e shëndetshme, inteligjente dhe të mrekullueshme që  këmi, dhe shteti duhet që të punojë fort që t’I ndërtojë rinisë rrugë në të cilat cdo i ri do mundet ta dëshmojë veten dhe atë cfarë ai di të bëjë më së miri. Shteti duhet të kujdeset për mirëqenien e tyre dhe t’u ofrojë vende pune, cdo i ri të punësohet aty ku e meriton, në atë post për të cilin ka punuar për ta arritur.

Shumë gjera kanë nevojë të ndryshohen në Kosovë, më të vërtete shumë, mirëpo besoj që edhe ne si popull po durojmë pak më tepër sec duhet. Mjaft më me gënjeshta, fjalë dhe premtime të kota, vepra jo të drejta. Ne shumë mirë po e shohim realitetin në të cilin një pjesë e popullatës po jeton si më së miri , epo kanë gjetur lidhjet e duhura dhe tash po shijojnë jetën e premtuar. Kurse një pjesë e konsiderueshme po jeton një jetë me të ardhura edhe më pak se mesatarja dhe me ambicie dhe qëllime të shkatërruara. Kjo duhet të ndryshohet. Në një ambient pune mjafton të punojë një person e ta mbajë familjen e jo krejt farefisnia e tij e të jetojnë si mbretër përderisa në një familje tjeter nuk punon askush.

Rastet e tilla kanë kaluar limitin prandaj është tmerrësisht e nevojshme që njerëzit të vetëdijësohen se ata e kanë në dorë komandën e ndryshimit. Një shtet e përbëjnë njerëzit dhe janë vetë ata që ia zbatojnë politikat. Duhet të mbarojë  zbatimi I së  gabuarës dhe të mbarojë toleranca e tepërt e dickaje që duhej të merrte fund shumë kohë më parë.

 

ADEA HASI- Studime te Integruara Evropiane dhe Shkenca Politike- Kolegji ISPE

Please follow and like us: