Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa në Prishtinë për koncert humanitar

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, po qëndron këto ditë në Prishtinë. Më 9 gusht, Lipa pritet të mbajë një koncert humanitar në Prishtinë.

Dua Lipa është pritur në takime të ndara edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Këngëtarja Lipa është e njohur tashmë me shumë hite të saj të cilat i transmeton kanali më i njohur muzikor në botë, MTV, ku ndër më të njohurat janë “Be the one”, pastaj “Hotter Than Hell”, e tjera.

Kosova tashmë është bërë e njohur në arenën ndërkombëtare të muzikës me këngëtaret si Rita Ora, Dua Lipa e së fundit edhe Era Istrefi.

Please follow and like us: