Albspirit

Media/News/Publishing

Erdoğan: Jemi të vendosur për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë

ST. PETERSBURG (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Rusi, ka deklaruar se që të dy vendet janë jashtëzakonisht të vendosur dhe kanë vullnetin e duhur për ringritjen e marrëdhënieve në nivelin e mëparshëm, madje edhe forcimin përtej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kam besimin se edhe pritshmëritë e opinionit publik në të dy vendet janë në këtë drejtim. Si rezultat i bisedimeve të realizuara sot kemi marrë vendime që të sjellim përsëri në nivelet që nevojiten marrëdhëniet Turqi-Rusi në politikë, ekonomi, kulturë dhe në fusha të tjera të ngjashme”, ka deklaruar presidenti i Turqisë.

Erdoğan, në lidhje me takimin me presidentin rus Putin tha: “Unë shpresoj se ne do të marrim hap pas hapi dhe bashkërisht hapat e nevojshëm në tema kryesore si për rigjallërimin përsëri të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, rivendosjen në zbatim të fluturimeve charter, heqjen e masave që kufizojnë tregtinë dypalëshe duke përfshirë edhe produktet bujqësore, hapjen e rrugës për sipërmarrësit turq që veprojnë në Rusi dhe rivendosjen në zbatim të plotë të regjimit pa viza.”

“Do të japim statusin e investimeve strategjike kryesisht për centralin nuklearë Akkuyu. Kemi rënë dakord për formimin e Fondit të Përbashkët të Investimeve Turko-Ruse. Do të forcojmë bashkëpunimin tonë në fushën e industrisë së mbrojtjes. Për diskutimin e çështjeve rajonale vërejmë pozitive formimin e mekanizmit të samitit trilateral Turqi-Rusi-Azerbajxhan. Është i rëndësishëm rrugëtimi që do të kryejmë në përshpejtimin e projekteve gjigande të bashkëpunimit siç është edhe centrali nuklearë Akkuyu. Shpresoj që në sajë të këtyre hapave do ta ribëjmë përsëri si një linjë të besimit dhe miqësisë linjën Ankara-Moskë”, ka deklaruar Erdoğan.

Please follow and like us: