Albspirit

Media/News/Publishing

Joe Biden viziton sot Kosovën

 

Nënpresidenti i SHBA, Joe Biden mbërrin sonte në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës. Këtë njoftim e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA, duke theksuar se Nënpresidenti Biden dhe Dr. Jill Biden do të udhëtojnë për në Kosovë. Ditën e nesërme Nënpresidenti Biden e ka rezervuar për takime dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Pas përfundimit të takimeve Nënpresidenti Joe Biden dhe Dr. Jill Biden do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R.
Kjo është vizita e dytë e Biden në Kosovë që pas vizitës së vitit 2009 kur u negociua për Pavarësinë e Kosovës.

Please follow and like us: