Albspirit

Media/News/Publishing

Radikalët serbë kundër Biden, përkrahin Trump

trump

Qindra serbë ultra-nacionalistë kanë protestuar këtë të martë, kundër vizitës së zëvendëspresidentit amerikan në Serbi, Joe Biden, dhe kanë shprehur përkrahje për kandidatin Republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Votoni për Trump”, kanë qenë brohoritjet e radikalëve, të cilët edhe kanë veshur bluza me figurën e Trump-it, raporton Klan Kosova.

Serbët ende kanë kujtime të këqija nga bombardimi i Beogradit nga NATO, shkruan Reuteres.

“Trump është alternativa kundër globalizimit, ai do të shkatërrojë qendrat e fuqisë në Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe është përkrahës i Rusisë”, ka thënë Vojislav Sheshel, lideri i Partisë Radikale Serbe, kur është pyetur se përse po e përkrah Trumpin.

Please follow and like us: