Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalimet më frymëzuese të Uinston Çërçill

ORATORI BRILANT: Fjalimet më frymëzuese të Uinston Çërçill

Uinston Çërçill ka mbajtur disa nga fjalimet më frymëzuese, të apasionuara dhe më të artikuluara që ju mbase nuk i keni dëgjuar ndonjëherë, përfshirë këtu edhe fjalimin “ne kurrë nuk do të dorëzohemi”. Nga libri “Never Give In” janë përzgjedhur 8 nga fjalimet e tij më të bukura. 

1 – “Ndodhemi vetëm pak minuta larg” (16. 11. 1934 Londër)

Uinston Çërçill pyeste vendin e tij për politikën e pajtimit që vendi duhet të ndiqte me Hitlerin. “Aktualisht ne shtrihemi në një distancë të shkurtër nga brigjet belge, franceze dhe hollandeze, dhe brenda pak orësh ndodhemi në Europën Qendrore. Pra, të jemi kaq afër dhe t’i kthejmë kurrizet tona Europës, kjo sikur nuk shkon. Unë kam arritur në një përfundim që ne nuk mund të largohemi. Ne duhet të bëjmë më të mirën tonë. Por mos të nënvlerësojmë rreziqet”.

2 – “Duhet të rikthejmë qëndrimin tonë” (05. 10. 1938, Dhoma e Komunave)

Vetëm pak ditë pasi Çamberlain kthehet nga Mynihu duke tundur skrapin e tij famëkeq të letrës, Uinston Çërçill parashikon se lufta me siguri nuk është shmangur. Ai kishte të drejtë. “Ky është vetëm fillimi. Kjo është vetëm gllënjka e parë, shijimi i parë i një kupe të hidhur që do të na ofrohet vit për vit, nëse ne nuk rimëkëmbim shëndetin tonë të lartë moral apo energjinë ushtarake si në kohët e vjetra”

3 – “Gjak, mund, lot dhe djersë” (13 maj 1940, Dhoma e Komunave)

Çamberlain ka dhënë dorëheqjen dhe Uinston Çërçill, 65 vjeç, formoi qeverinë e tij. Fjalimi i parë në zyrë zbut nervat e vendit. “Do t’i thoja Dhomës, të njëjtën gjë që u thashë atyre që u bashkuan me këtë qeveri. Nuk kam asgjë tjetër t’ju ofroj përveç gjakut, mundit, lotëve dhe djersës. Kemi përpara nesh një përvojë të hidhur. Kemi përpara muaj të tërë vuajtje dhe lufte. Do thoni ju, si është politika jonë? Unë ju them: Është një luftë nga deti, toka e ajri, me të gjithë fuqinë tonë dhe me gjithë forcën që Zoti mund të na japë, në një luftë kundër kësaj tiranie monstruoze. Do pyesni ju: cili është qëllimi ynë? Kam vetëm një përgjigje: Fitore me çdo kusht, pavarësisht se sa e gjatë apo e vështirë është rruga jonë, pa fitore nuk ka mbijetesë”.

4 – “Ne nuk do të dorëzohemi” (4 qershor 1940, Dhoma e Komunave)

Pas evakuimit në Dunkirk, Uinston Çërçill qetëson euforinë e kombit të tij dhe i jep një zgjidhje: “Edhe pse traktet e mëdha të Europës dhe shumë shteteve të tjera kanë rënë apo do të bien nën kthetrat e Gestapos dhe mjeteve të urryera të regjimit nazist, ne nuk do të dështojmë. Do të shkojmë deri në fund. Do të luftojmë në Francë, do të luftojmë në dete e oqeane, në ajër dhe do të mbrojmë ishullin tonë me çdo kusht, do të luftojmë në male, fusha, kodra e rrugë, ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.

5 – “Kjo ishte ora e tyre më e mirë” (18 qershor 1940, Dhoma e Komunave)

Uinston Çërçill qëndron stoik dhe frymëzon pilotët e forcave ajrore britanike për fitoren. “Lufta në Francë ka mbaruar. Pres që të nisë Beteja e Britanisë. Nga kjo betejë varet mbijetesa e civilizimit kristian. Varet jeta jonë britanike dhe vazhdimësia e perandorisë sonë. Armiku mund të kthehet shpejt kundër nesh. Hitleri e di se duhet të na thyejë në këtë ishull, përndryshe do të humbë luftën. Nëse e mundim, e gjithë Europa do të jetë e lirë, dhe jeta e botës do të vazhdojë të ndriçohet përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj të vazhdojmë detyrën tonë”.

6 – “Mirënjohje pakicës” (20 gusht 1940, Dhoma e Komunave)

Ndërsa Beteja e Britanisë arrin kulmin, Çërçill vlerëson trimërinë e pilotëve britanikë. “Mirënjohja e çdo shtëpie në ishullin tonë, në Perandorinë tonë, dhe në të vërtetë në të gjithë botën, përveç të fajtorëve, shkon për pilotët britanikë, që të patrembur i shkuan deri në fund sfidës së tyre me rreziqe vdekjeprurëse. Kurrë më parë në një konflikt njerëzor, shumica i është mirënjohwse pakicës”.

Uinston Çërçill në fjalimin e tij të famshëm për rrezikun komunist ,më 5 mars 1946, Misuri


7 – “Ka zbritur një perde e hekurt” (5 mars 1946, Misuri)

Uinston Çërçill paralajmëron për kërcënimin e Rusisë Sovjetike. Kjo ndaloi tërheqjen e Amerikës në izolim dhe çoi në krijimin e NATO-s. “Nga Stettin (Szczecin) në Balltik deri në Trieste në detin Adriatik, një perde e hekurt ka zbritur në kontinet. Në prapavijë shtrihet të gjitha kryeqytetet e shteteve të lashta të Europës Qendrore dhe Lindore, Varshava, Berlini, Praga, Vjena, Budapesti, Beogradi, Bukureshti dhe Sofja dhe të gjitha këto qytete të famshme qëndrojnë në atë që quhet sfera sovjetike”.

8 – “Kombi kishte zemër luani” (30 nëntor 1954, Parlament)

Në 80-vjetorin e ditëlindjes së tij Uinston Çërçill tregon që vazhdon të jetë një mjeshtër i fjalës: “Jam i gëzuar që fjalët e mia kanë prekur jo vetëm parlamentin, por të gjithë kombin. Vullneti i kombit ishte i vendosur dhe i pamëshirshëm, i pamposhtur. Duhet të kujtoni që unë gjithnjë e kam fituar jetën time nga pena dhe gjuha ime. Ishte një komb me zemër luani. Kam patur fatin të jap hungërimën e këtij kombi luan”.

Please follow and like us: