Albspirit

Media/News/Publishing

Maj 2009 – XVI  – Maj 2024/“AULONA INTER FOLK FESTIVAL”, EDICIONI XVI

 

 

 

Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i  “Aulona InterFolk Festival” po tregon edhe një herë se instalimi i një aktiviteti të tillë me karakter kulturor e turistik ka qenë një ide e duhur dhe e nevojshme jo vetëm për qytetin bregdetar të Vlorës, por edhe për hapësirën kulturore mbarë shqiptare.

Ky festival startoi për herë të parë në qytetin e Vlorës më 9 Maj 2009 dhe prej asaj dite, këtë vit, nga 24 deri më 27 Maj 2024, shënon edicionin e gjashtëmbëdhjetë.

Nisur nga natyra dhe përmasat e Festivalit, ai mbetet krejt i veçantë mbasi, për të 16-in vit radhazi, jo vetëm për qytetin e Vlorës, por edhe për trojet shqiptare, mbahet një aktivitet kaq i rëndësishëm i  folklorit në nivel evropian dhe botëror.

Vetëm për efekt të këtij aktiviteti qytetin e Vlorës dhe rrethinat kanë pasur rastin t’i vizitojnë rreth 125 ansamble folklorike me mbi 4400 pjesëmarrës nga 36 vende të Ballkanit, Europës dhe Azisë.

Për çdo edicion organizatorët ndajnë Kupën e Festivalit, e cila, deri tani, ka shkuar në ansamble folklorike që kanë ardhur nga Kroacia, Sllovakia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Italia, Turqia, Polonia, Bjellorusia, Greqia, Lituania,  Letonia, Moldavia, Ukraina.

Festivali zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkisë Vlorë, Ministrisë së Kulturës dhe donatorë të tjerë.

Në edicionin e këtij viti do të jenë pjesëmarrës grupe dhe ansamble nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Hungaria, Italia, Greqia, Ukraina.

Pjesëmarrësit e edicionit të gjashtëmbëdhjetë, i cili do të mbahet në datat 24, 25, 26, 27 Maj 2024, do të jenë:

 

SHQIPËRIA 

a. Ansambli “Hazis Ndreu”, Dibër

Ansambël që vjen nga kryeqyteti por në fakt mbart me vete jehonën e 9 maleve të Dibrës.

Ansambli Artistik “HazisNdreu” është krijuar në vitin 2010 duke mbajtur si emblemë emrin e “Nderit të Kombit”, artistit të madh dibran HazisNdreu.

Në repertorin e këtij ansambli numërohen me dhjetëra valle,këngë e interpretime të tjera krijuese,duke bërë që emri i këtij Ansambli të pushtojë hapësirat mbarëkombëtare e ato ndërkombëtare si në Turqi, Rumani, Bullgari, Itali, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Poloni, Mal të Zi etj.

Ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze vlerat më të mira të folklorit,etnografisë e kulturës shqiptare në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare ndër vite në mbarë Europën, ku është vlerësuar me çmime e trofe të ndryshme.

Udhëheqës dhe koreograf i ansamblit është AvniNdreu, “Mjeshtër i Madh”.

b. Grupi polifonik i Lazaratit

Është një nga grupet polifonike më në zë në pjesën jugore të Shqipërisë.

Në krahasim me shumë grupe të tjera të jugut, ku lëvrohet polifonia, grupi i Lazaratit është nga më karakteristikët dhe të dallueshmit në raport me stilin, melodinë dhe interpretimin skenik.

Është pjesëmarrës në shumë aktivitete kombëtare dhe thuajse pjesëmarrës në të gjithë festivalet folklorike kombëtare të Gjirokastrës.

 

 c. DIASPORA

Grupi i Valleve “Jeta”, Selanik, Greqi

Është krijuar në vitin 2017 nga një grup vajzash dhe grash shqiptare të diasporës në Selanik, Greqi.

Ky grup funksionon pranë Shoqatës “Jeta” me qendër në Athinë dhe ka në repertorin e vetë valle nga të gjitha krahinat e vendit.

Është pjesëmarrës në shumë aktivitete kulturore dhe festivale që zhvillohen në tokën helene duke përfaqësuar kulturën kombëtare shqiptare përmes valleve tradicionale por edhe kostumet shumëngjyrëshe, të cilat vijnë si pjesë e etnografisë kulturore shqiptare.

Koreografe e grupit Margarita Evangjelou.

 

 

d. IRINI QIRJAKO “Mjeshtre e Madhe”

IriniQirjako është një nga këngëtaret më të shquara të këngës popullore shqiptare.

Ajo është këngëtare e madhe e folklorit kombëtar e dalluar sidomos në interpretimin e këngëve popullore të jugut, ku një vend të rëndësishëm zënë këngët popullore të shoqëruara me orkestrina popullore, por e jashtëzakonshme edhe në lëvrimin e këngëve acapelo, kryesisht të këngëve polifonike të Bregut të Detit e Labërisë.

Soliste kryesore pranë Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Tiranë.

Mban vlerësimin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

e. FOLK GRUP “BILBILI”, VLORË

Është krijuar në vitin 1994 me qendër në qytetin e Vlorës.

Ka një background të madh të historisë së tij kulturore më pjesëmarrje shumë të gjerë në aktivitete e festivale të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

Numëron një numër të madh festivalesh ndërkombëtare sinë Itali, Greqi, Turqi, Bullgari, Poloni, Kroaci, Lituani etj.

Është pjesëmarrës në dy festivale Botërore folklori: Hollandë 1996 dhe Rusi 2021.

 

 

  1. HUNGARIA

Ansambli  “Nógrad”, Salgotarjan

Ansambli i vallëzimit “NógrádTancegyattes” u themelua në vitin 1975, në Salgótarján të qarkut Nograd.

Misioni kryesor i ansamblit është mësimi, prezantimi dhe përhapja sa më shumë e valleve të rajonit të Palocit. Natyrisht, përveç valleve të kulturës Palóc, në repertorin e ansamblit  gjenden gjithmonë vallet hungareze dhe etnike nga i gjithë pellgu i Karpateve.

Ansambli është pjesëmarrës në shumë aktivitete folklorike  në të gjithë qarkun Nógrad, si dhe në festivale prestigjioze folklorike brenda dhe jashtë Hungarisë, në të cilat ka fituar çmime të shumta. Ansambli është vlerësuar me çmimin “Gold”, së bashku me çmime të ndryshme në pjesët muzikore dhe koreografike.

Drejtorët artistikë: Kovács-Jelinek Emese dhe Kovács József

 

  1. ITALIA

Grupi Folklorik “Città di Palagianello”, Palagianello

Është themeluar në vitin 1982 në komunën e Palagianellos, në provincën e Tarantos, në Puglia, Itali.

Grupi lindi me synimin për të rikuperuar, vlerësuar, por mbi të gjitha, për të ruajtur në kohë atë që është trashëgimia e madhe historike kulturore e të gjithë Italisë së Jugut.

Është nga grupet folklorike më të njohura në të gjithë Italinë, pjesëmarrës në shumë festivale të rëndësishme evropiane dhe botërore ku është vlerësuar me shumë çmime e trofe.

Mes shumë çmimeve prestigjioze dallon ai i vitit 2011, nga ministri i atëhershëm i Trashëgimisë Kulturore të Italisë, ku grupi u vlerësua si “Grupi i Interesit Kombëtar”.

Është fitues i Kupës së Aulona InterFolk Festival – edicioni i gjashtë, Maj 2014.

Drejtore Artistike është Palma Coriglione, ndërsa president Vittorio Coriglone.

 

  1. KOSOVA

SHKA “Anamorava”, Viti

Ansambli i këngëve dhe valleve “Anamorava”  është krijuar në vitin 2011 ku me aktivitetin e zhvilluar gjatë kësaj periudhe ka dëshmuar se është ansambël i vlerave të pastra kulturore. Meparaqitjet e bëra në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare  ka patur vazhdimisht suksese dhe vlerësime të shumta.

“Anamorava” është shembull i sukseseve  jo vetëm për komunën e Vitisë,  por për të gjithë rajonin e ana Moravës dhe  Karadakut.

Ka marrë pjesë në  shumë festivale kombëtare dhe  ndërkombëtarë si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Greqi, Bullgari, Turqi, Austri etj.

Udhëheqës i Ansamblit është Ariamit Hetemi

 

  1. MAQEDONIA E VERIUT

Ansambli “ Vapcarov” –Delçevë

Ansambli është në juridiksion të Qendrës së Kulturës “NikolaJonkovVapcarov”  të qytetit dhe i ka fillimet në shtator të vitit 2009.

Grupi folklorik praktikon folklorin tradicional dhe të stilizuar, kryesisht nga rajoni Pijanec-Malesh, duke përfaqësuar me sukses qytetin dhe vendin, si dhe kulturat e tyre.

Gjatë gjithë viteve të punës, grupi folklorik mëson dhe ushqen valle tradicionale, kryesisht nga rajonet e Pijanecit, Maleshit dhe Osogovës, duke filluar nga Sasansko, Arnaudsko, Eleno Mome, Maleshevsko, Sitnoto, ZaPojas, Pajdushko, Bate Gero, Zaspal. Ivan, Ciganchica etj.

Ka marrë pjesë në festivale të ndryshme ndërkombëtare në Greqi, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Austri dhe Turqi. Krahas pjesëmarrjes në festivale ndërkombëtare, ka marrë pjesë edhe në festivale kombëtare, në Shkup, Sveti Nikollë, Tetovë, Koçan, Makedonska Kamenicë, Shtip, Negotinë, Dollneni, Kriva Pallankë etj.

 

  1. RUMANIA

Ansambli Folklorik “Romanasul”, Cluj-Napoka

Është krijuar në vitin 1974 nga një grup studentësh të Institutit Politeknik të Cluj-Napoca. Në përbërje të asamblit janë studentët dhe pedagogët e Universitetit Teknik.

Qëllimi është popullarizimi dhe prezantimi në skenë i folklorit rumun, duke kultivuar shijen e studentëve për të bukurën dhe pasionin për artin dhe kulturën.

Ansambli ka marrë pjesë në shumë aktivitete dhe festivale brenda dhe jashtë Rumanisë.

Është Laureant i të gjitha festivaleve folklorike studentore që ka marrë pjesë si në Europë, Amerikë, Azi dhe Afrikë.

Ansambli ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në shumë festivale ndërkombëtare, thuajse në të gjitha shtetet e botës.

Fitues i 36 çmimeve të para, 12 çmime të dyta, 2 çmime të treta, 3 medalje ari, medalje të argjendta dhe 1 bronzi, përveç shumë diplomave e çmimeve të tjera speciale.

Drejtor artistik:  Lucian Revnic, Koreografi:  Eugen Nicoara

 

 

  1. UKRAINA

Ansambli “Gorytsvit”, Lviv

Ansambli “Gorytsvit” është themeluar në vitin 1975 si ansambël universitar në qytetin e Lvivit dhe është nga ansamblet më të njohura e më të mira të Ukrainës.

Ka një aktivitet të jashtëzakonshëm përmes një pjesëmarrjeje shumë të madhe në të gjitha vendet e Botës.

Është vlerësuar me shumë çmime e laurime si dhe është mbajtës i”Gjerdanit të artë” të Dizhonit në vitin 2001.

Gorytsvit- është emër i një luleje të bukur, që trajton sëmundjet e zemrës. Ashtu si një ansambël lulesh gorytsvit edhe ansambli” Gorytsvit”, jo vetëm që u jep njerëzve jetë të shëndetshme, por gjithashtu paraqet kulturën, traditat dhe bukurinë e artit ukrainas në mbarë botën.

Udhëheqëse e ansamblit është Marya Kolobych.

Please follow and like us: