Albspirit

Media/News/Publishing

“BonBon” e Era Istrefit e shtata në toplistën e MTV-së

Këngëtarja shqiptare tanimë e njohur edhe ndërkombëtarisht, Era Istrefi, së fundmi ka shënuar edhe një sukses në rrugëtimin e saj.

MTV Music ka renditur këngën “BonBon”, si një nga këngët më të mira të javës.

Pas suksesit ndërkombëtar në të gjitha radiot europiane, programet televizive apo edhe vendet publike, prej disa javësh “BonBon” ka hyrë fuqishëm edhe në top listën e MTV Music.

Pasi qëndroi për pak kohë në vend të 10 në Top 20 vendet më të klikuara, “Bonbon”, këtë javë është klasifikuar në vendin e shtatë dhe pritshmëritë janë gjithmonë në ngjitje.

Këngëtarja shqiptare tanimë e njohur edhe ndërkombëtarisht, Era Istrefi, së fundmi ka shënuar edhe një sukses në rrugëtimin e saj.

Mega hiti i saj “Bon Bon”, ka bërë që të radhitet në Top 20 këngët më të mira nga “MTV”. Gjatë kësaj jave ajo është renditur e shtata në listë.

Please follow and like us: