Albspirit

Media/News/Publishing

MOS I KËRKONI LLOGARI ERJON VELIAJT PËR STUHITË

 Njerëz, mos i kërkoni llogari Erjon Veliajt për stuhitë

Nga Mentor Kikia

I nderuar popull i facebook-ut! Që të mos nxitoni të më etiketoni si servil, duke lexuar vetëm titullin, apo edhe më tej, të arrini në përfundimin se Erioni më ka dhënë ca para për të shkruar këto radhë (pasi kete akuze e kemi ne maje te gjuhes te gjithe), lexojini ato më parë, deri në fund.

Tirana kaloi një ditë te këqe të mërkurën, si pasojë e një vale të keqe moti. Menjëherë në rrjetet sociale dhe komentet në lajmet e mediave online, shpërtheu një valë akuzash e sharjesh ndaj kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj, për shkak të përmbytjeve që pësuan rrugët. Kishte dhe nga ata që bënin ironi, se përse Erioni nuk e parashikoi stuhinë kësaj radhe. Kishte dha nga ata që jetojnë jashtë dhe thonin se atje ku janë ata, nuk ndodh kjo gjë që ndodhi në Tiranë.

Në fakt për gjysmë ore u përmbyt tre ditë më parë edhe Tokio, e me disa orë shi u bënë lumë edhe rrugët e Teksasit. Ne fakt ne te tilla situata njerezit duhet te behen solidare me pushtetin e tyre, e madje te dalin edhe vete ne rruge te c’bllokojne ndonje pusete nese e shikojne qe eshte bllokuar. Ska asgje te keqe.

Tirana është një qytet rrumpallë, ku të vetmet rrugë të drejta janë ato që ka bërë Zogu dhe Enveri. Këtu edhe era vjen verdallë si p…. nëpër brekë e s’ka nga të dalë dhe për këtë kanë dhënë kontribut të gjithë kryetarët e bashkisë nga viti 1991.

Unë s’kam dëgjuar që Veliaj të ketë premtuar se do të ribëjë të gjitha kanalizmet e Tiranës, për ti bërë të mëdha si ato të Nju Jorkut, pasi kjo është edhe teorikisht e pamundur. Sa për pusetat, besoj se më në gatishmëri nuk kanë qenë ndonjëherë, pasi sapo pushoi stuhia, qyteti iu kthye normalitetit. Ndërkohë që për herë të parë qyteti ka ekipin e reagimit më të shpejtë në të tilla raste. Pasi më parë edhe kur shembej një pemë apo bllokohej një kanal ujërash të zeza, pas dalë në televizor si lajm, bashkia nuk ndërhynte.

Tani të kthehemi tek populli i facebook-ut!

Tirana do të përmbytet sërish nëse natyra do të derdhë shi si ai i të mërkurës. Por ajo që më habit është gatishmëria e shumë e shumënjerëzve për ti kërkuar llogari kryetarit të bashkisë pikërisht për atë që ai nuk e ka në dorë. Dhe nuk i kërkojnë llogari për atë që ai ka në dorë dhe nuk po e bën, ose nuk po e bën mire.

P.sh: Përse nuk i kërkojnë llogari pse sheshi “Nënë Tereza”, i vetmi shesh publik funksional të kryeqytetit, eshte bere si Gjiri i Lalzit, ku kalajamtë luajnë futboll në rërë, mëqe s’kane ku luajnë tjetër. Sheshin historik i lidhur me universitetin, qe eshte bërë si magazinë porti, mbushur me skela, hekura dhe kioska që pjekin qofte mu në derë të universitetit.

Pse nuk i kërkojnë llogari që po privatizohet ndërmarja e ujësjellësit pa asnjë konsultë publike, nga ato që bëhen për të diskutuar edhe se me çfarë ngjyre do të lyhet pallati?

Pse nuk i kërkojnë llogari për dhjetra e dhjetra premtime elektorale që ai ka bërë dhe ende nuk kane nisur te zbatohen? A ku di une, probleme qe te gjithe ju i shikoni apo perjetoni ne vendin ku punoni e jetoni.

Kjo është llogaridhënia njerëz. Kështu duhet të jetë një shoqëri e kulturuar, aktive dhe kërkuese. Një shoqëri që i shkul dhëmbët atij që voton, kur ai nuk punon mirë. Por ne jemi një shoqëri tallava, shoqëri lloqesh, thashethemesh, që dimë vetëm të shajmë dhe të ankohemi.

Please follow and like us: