Albspirit

Media/News/Publishing

Muaji i Virgjëreshës, çfarë thotë horoskopi për ju

Muaji i Virgjëreshës, çfarë thotë horoskopi për ju

Ndonjëherë mbesin robë të punës dhe detyrimeve. Dhe, duke u ngjitur kah majat e ambicieve të veta, shpeshherë e shkatërrojnë mundësinë e përjetimit në kënaqësitë e përditshme. Dhe, edhe po qe se mund të kaplohen nga gjendjet e këqija, pasi që ata përherë e kanë fasadën e jashtme të kontrolluar, askush s’arrinë t’iu vijë në ndihmë, meqë askush nuk di se ç’po ndodh me ta.

Nuk kanë reputacion aq të mirë astrologjik, sepse merren si persona tepër me sy kritik.

Zemra e tyre e gjakon DASHURINË, s’është e ftohtë, por punë ka aq shumë, që duhet të kryhen, prandaj s’mbetet kohë për dashuri e argëtim. Këtë shpesh e paguajnë në jetë: mbesin pa shokun e jetës!

Deviza e tyre është: “Mendoj, prandaj ekzistoj”. Përndryshe, kanë sharm të ftohtë diplomatik, pak a shumë melankolik, plot instikte dhe manire të bukura.

MESHKUJT-VIRGJËRESHA thjesht janë të paaftë për të përvetësuar femrën. Ai tregon tregime, s’është i interesuar për femrat që duan kënaqësi e aventura. Nën këtë shenjë s’ka don zhuanë, por inxhinierë, ekonomistë, rrallëherë edhe artistë.

Partneri më i mirë për virgjëreshën (mashkull apo femër) është po ashtu VIRGJËRESHA; shkaku se janë të njëjtë. Atyre s’u ka mbetur shumë tek pasionet, romantike. Ata martesën e marrin si punë ortakësh, tregti.

TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Luigji XVI, Gëte, Shatobrian, Tolstoj, A. Kristi, Hegeli, Onazisi, Greta Garbo, Sofia Loren, Ingrid Bergman, R. Velç etj.

KOMBINIMI: deri në 30 vjet astrologjikisht shkojnë mirë me DEMIN dhe BRICJAPIN. Pas 30 vjetësh edhe me tri shenjat e ujit: GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN.

Please follow and like us: