Albspirit

Media/News/Publishing

Trondit fansat me deklaratën e saj

 

Bella Throne vërtet di të tronditë opinionin! Në të vërtetë, vetëm një muaj pasi është ndarë nga i dashuri Gregg Sulkina, në llogaritë e saj në “Snapchat” dhe “Twitter” ka postuar foto tronditëse duke u puthur me një femër. Që gjërat të jenë edhe më tronditëse, në pyetjen nëse është biseksuale Bella thjesht është përgjigjur me “Po”.

Aktorja 18 vjeçe ishte pyetur rreth seksualitetit të saj pasi një foto është paraqitur në rrjetet sociale, në të cilën ajo shihet duke u puthur me një vajzë, e cila më vonë ishte identifikuar si Bella Pendergast, ish e dashura e vëllait të saj, Remy.

“A je biseksuale”, ishte pyetja e një fansi të saj, në çka ajo thjesht ishte përgjigjur: “Po”. Më pas Bella është mbushur me komente mbështetëse nga fansat e saj. Ylli i filmit “My Own Worst Enemy” kohë më parë i ka dhënë fund romancës së saj me aktorin britanik Gregg Sulkin, me të cilin ishte në romancë që nga qershori i vitit 2015, ndërsa ishin miq me vite të tëra.

Ndarja e tyre ishte marrë me vendim të përbashkët, kjo për shkak të obligimeve të shumta dhe ata kishin vendosur që të mbesin miq. Por duket se problemi nuk ka qenë tek obligimet me punë, por aktorja ka vendosur që të eksperimentojë me seksualitetin e saj.

 

Please follow and like us: