Albspirit

Media/News/Publishing

Jorge Luis Borges: Delia Elena San Marco

Argentinian writer JORGE LUIS BORGES, writer, Rome 1981. GRAZIA NERI / LEHTIKUVA Marcello Mencarini

U ndamë në një kryqëzim të Onses. Që nga trotuari tjetër ktheva kokën dhe pashë; ti ishe kthyer dhe më the lamtumirë me dorë. Një lumë makinash dhe njerëzish rridhte mes nesh; ishte ora pesë e një pasditeje çfarëdo; e si mund ta dija unë që ai lumë që i trishti Akeront i pakalueshmi. Nuk u pamë më, dhe një vit më vonë ti kishe vdekur. E tani unë kërkoj atë kujtim, e këqyr dhe mendoj se ishte i rremë dhe se prapa lamtumirës së zakonshme gjendej ndarja e pasosur. Mbrëmë, pasi hëngra darkë, nuk dola dhe rilexova, për t’i kuptuar këto gjëra, mësimin e fundit që Platoni vendosi në buzët e mësuesit të tij. Lexova se shpirti mund të çlirohet pasi vdes mishi. E tani nuk e di nëse e vërteta gjendet në ogurziun interpretim të mëvonshëm apo në lamtumirën e pafajshme. Sepse, nëse shpirtrat nuk vdesin, atëherë është më se e drejtë që lamtumirat e tyre të mos jenë të bujshme. Të thuash lamtumirë do të thotë të mohosh ndarjen, domethënë. Sot po bëjmë sikur po ndahemi, por do të shihemi nesër sërish. Njerëzit e shpikën lamtumirën, pasi në një farë mënyre e dinë veten të pavdekshëm, edhe pse e gjykojnë të rastësishëm apo të çastshëm.

Delia: dikur ta do vazhdojmë (pranë cilit lumë?) këtë dialog të paqartë dhe do të pyesim njëri-tjetrin nëse dikur në një qytet që shtrihej e humbiste në fushnajë, qemë Bohgesi dhe Dedia…

Please follow and like us: