Albspirit

Media/News/Publishing

Programi/ Ja si mund të shkoni për 1 vit në Amerikë

gjith-ccedil-ka-q-euml-duhet-t-euml-dish-p-euml-r-t-euml-studiuar-jasht-euml-vendit_hd-1200x630Ambasada amerikane në Tiranë ka afruar një mundësi për të rinjtë shqiptarë të interesuar për të jetuar në SHBA. Ambasada thotë në njoftimin e saj:

“Jeni gati për të jetuar një vit në Amerikë? Për të mësuar për kulturën amerikane? Për të treguar për kulturën e vendit tuaj? Për të pasur një eksperiencë të paharrueshme? Aplikoni në programin “YES!” Për më shumë informacion, dërgoni një email në: tirana@americancouncilssee.org”

Programi “YES” u afron studentëve të shkollave të mesme në Shqipëri një shans për të jetuar në një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të lartë amerikane për një vit falas.

“YES”-i është i mbështetur plotësisht nga “DASH”-i (Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe zbatohet nga Këshilli Amerikan.

Nëse jeni në vitin e 10 ose 11 të shkollës së mesme dhe keni nota shumë mirë ose më mirë, keni lindur nga 1 janari 2000 deri në 15 korrik 2002 e dëshironi të regjistroheni për një test, dërgoni një email në adresën “tirana@americancouncilssee.org”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, programi afron mundësi dhe për studentët me aftësi të kufizuara.

14525165_10154026750470838_1668716353962796962_o

 

 

Please follow and like us: