Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook lançon shitblerjen në aplikacionet Android dhe iOS, së shpejti edhe në desktop

Rrjeti social Facebook lançoi të ashtuquajturin “Marketplace” duke u dhënë mundësi përdoruesve të blejnë dhe shesin gjëra lokalisht ndërsa përpiqet të gjejë forma të reja angazhimi.

Veçoria e cila do të shfaqet në formën e një butoni në fund të aplikacionit Facebook ofron për përdoruesit një listë sendesh në shitje afër vendbanimit të tyre. Rrjeti social tha se nuk angazhohet me çështjen e pagesave dhe dërgesave e as nuk do të tarifojë transakionet.

Shërbimi i ri do të jetë i disponueshëm në SHBA, Britani, Australi dhe Zelandën e Re për përdoruesit e iPhone dhe telefonëve Android. Rrjeti social tha se shërbimi do të ofrohet së shpejti edhe në platformat desktop.

Më shumë se 450 milion njerëz vizitojnë çdo muaj grupet e Facebook për të blerë dhe shitur sende. Vitin e kaluar kompania kishte thënë se po testonte disa mjete për tu ardhur në ndihmë përdoruesve në shitblerje.

Please follow and like us: