Albspirit

Media/News/Publishing

Gjëra interesante që nuk i keni ditur për Google

9 gjëra interesante që nuk i keni ditur për Google [FOTO]

Të gjithë e njohim “Google”, është kompania e cila dominon tregun e internetit, sistemin operativ të telefonave të mençur, si dhe tregun e videove online.

Por ka edhe shumë gjëra që nuk i dini për “Google”. Express sjell nëntë fakte interesante që nuk i keni ditur për këtë gjigant të internetit.

1. Duhet t’i falënderohemi J-Lo për Google Images

Presidenti i “Google”, Eric Schmidt, shpjegon se si “Google Images” ishte inspiruar nga fustani i gjelbër i J-Lo në “Grammys” në vitin 2000. Ky fustan Ishte tema më e kërkuar në internet aso kohe dhe njerëzit ishin pak të interesuar për shkrimet sa ishin të interesuar për të parë imazhet. “Google” mbajti shënim këtë fakt dhe krijoi “Google Images” ku ju mund të kërkoni një imazh duke përjashtuar tekstin e shkruar.

2. “Google” për pak sa nuk erdhi me një emër tjetër

Kur Larry Page dhe Sergey Brin filluan të punonin në makinën e parë kërkuese në Universitetit e Stanfordit në mesin e viteve ’90, ky projekt kishte emrin “BackRub”. Por fatmirësisht dyshja kuptoi se ky emër nuk ishte i përshtatshëm dhe e ndërruan emrin në “Google” që është gabim drejtshkrimor i “Googol”, term ky matematikor për 10 në fuqinë e 100.

 

3. “Google” ka në pronësi “googlesucks.com” (Google ta shpif)

Nuk është e lehtë të jesh kompania më e madhe në internet. Shumë njerëz dhe kompani shfrytëzojnë emrin tuaj për të përfituar, ose për të prishur imazhin e kompanisë. Për të shmangur këtë, “Google” ka blerë shumë domene, të cilat lidhen me emrin e kësaj kompanie si: “Googlesex.com”, “Googlepoo.com”, “Googleporn.com”, “Googlereligion.com” dhe “Googlesucks.com”.

 

4. “Google” ka në pronësi një dinosaur T-Rex.

Para zyrave të “Google”, përveç statujave të “Android” shihet edhe një dinozaur T-Rex, i quajtur “Stan”, transmeton Express. Ky dinozaur është moduluar në mbetjet fosile të këtij gjiganti të lashtë, të cilat janë gjetur afër zyrave të “Google”.

 

5. “Google” mund të ishte shitur për 1 milion USD

Në fundin e viteve ’90, Google u ishte ofruar “Yahoo”-s dhe “Excite”-t për ta blerë atë. Shuma që ishte kërkuar për “Google” ishte 1 milion USD, por kjo shumë u ishte dukur e lartë drejtuesve të “Yahoo”-s dhe “Excite”-t, të cilët e kishin refuzuar ofertën. Sot vlera e “Google” kalon 500 miliardë USD.

6. “Google” adhuron qentë para maceve

Në pikën 5 të rregullores së “Google” shkruan se kafshët shtëpiake janë pjesë integrale e kulturës në këtë korporatë. Ne i duam macet, por ne jemi kompani qensh, andaj vlerësojmë se macet që vizitojnë ambientet tona mund të ndihen të stresuara.

7. “Google Doodles” kanë lindur nga një inxhinier, i cili kishte shkuar për pushime në një festival

Në fund të muajit gusht 1998, një inxhinier i ri nga “Google” shkoi në pushim dhe mori pjesë në festivalin “Burning Man”. Aty atij i erdhi ideja që të ndryshojë faqen e parë të “Google” në nder të festivalit nga ku edhe lindi “Google Doodle”.

8. “Google” mban dhi në oborrin e saj

Në vitin 2009, “Google” blen 200 dhi të llojit Flymo për të prerë barin, i cili ishte rritur në oborrin e kësaj kompanie.

9. Themeluesi i “Apple”, Steve Jobs, ndihmoi “Google” për të rregulluar një herë logon

Vic Gundotra nga “Google” tregon se si një herë kishte marrë një telefonatë nga Steve Jobs, një të diel në mëngjes. Jobs nuk ishte i kënaqur me nuancën e verdhë në shkronjën e dytë “O” në logon e “Google”, nuk i pëlqente se si shfaqej në pajisjet “iPhone”. Bashkëthemeluesi i “Apple”-s tashmë kishte angazhuar një inxhinier nga “Apple” për të ndihmuar “Google” për të rregulluar nuancat e ngjyrës në këtë logo.

Please follow and like us: