Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja e Jugut ndryshon vendin e sistemit raketor THAAD

Koreja e Jugut njoftoi të premten ndryshimin e vendit ku do të instalohet sistemi amerikan i mbrojtjes raketore THAAD. Seuli dhe Uashingtoni kishin rënë dakord për ta vendosur sistemin në juglindje të Koresë së Jugut deri në fund të vitit të ardhshëm, por kanë hasur në kundërshtimin e fortë të banorëve vendorë.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut planifikoi fillimisht ta njoftonte vendin e ndryshuar pasdite, pasi t’ua shpjegonte atë banorëve dhe ligjvënësve rreth orës dy pasdite sipas orës vendore, por e afroi kohën e shpjegimit pas kërkesave të banorëve, njoftoi media vendore.
Autoritetet ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara e njoftuan bashkërisht në korrik marrëveshjen e tyre për të vendosur baterinë e raketave të sistemit THAAD në kontenë Seongju në provincën Gyeongsang Veriore.
Please follow and like us: