Basketbollisti  i Cleveland Cavaliers, LeBron James ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, vetëm një ditë përpara se Hillary Clinton të vizitojë vendlindjen e tij, Akron, në shtetin e Ohios.

James tha se objektivi i tij, pas fitores së kampionateve të shumta në NBA, është pikërisht të udhëzojë dhe të ofrojë mbështetje për fëmijët, të cilët rriten në verilindje të Ohios.

Teksa shoh nga gara presidenciale e këtij viti, e kam mëse të qartë se cili prej kandidatëve beson të njëjtën gjë si unë”, shkruan James.