Albspirit

Media/News/Publishing

Prestigjiozja amerikane “Lonely Planet”: Videoja që do t’ju bëjë të prenotoni udhetimin në Shqiperi

Prestigjiozja amerikane Lonely Planet që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, përmes një video të realizuar në Shqipëri nga regjisori John Broadbean, e përshkruan vendin tonë si një vend me peizazh spektakolar, të cilin shkruan regjisori, nuk e kam parë kurrë më parë e që do t’ju bëjë që të rezervoni fluturime në çast.

Regjisori John Broadbean udhëtoi drejt Shqipërisë në muajin maj për nëntë ditë, për të filmuar një pjesë të peizazhit për “Untravelled Paths” dhe u mahnit nga ajo që pa. “U befasova shumë nga Shqipëria”, tha ai për Lonely Planet. “Bukuria e saj është e pabesueshme, vargjet malore pafund, që rrallë i gjen në shumicën e vendeve dhe ushqimi është i mahnitshëm kudo ku shkoje!”
https://player.vimeo.com/video/184707082

Please follow and like us: