Albspirit

Media/News/Publishing

PSE NUK DUHET TË VINË MBETJET Z.PRESIDENT?!

Image result for sazan guri

 

Prof. Sazan Guri

 

  1. Ky Parlament, mbasi me të drejt në përurimin e Qeverisë hodhi poshtë nenin 49, pika d, mbi importin e mbetjeve të Ligjit (për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Shtatorit 2011), megjithëse i përafruar me atë Europian nuk tregoi asnjë shenjë bashkëpunimi me ekspertizën shqiptare këto tre vjet.
  2. Ky Kuvend, me anë të studiuesve, akademikëve, profesorëve dhe ekspertëve duhet të kishte siguruar më parë nje studim fizibiliteti, e shprehur thjesht, një studim se sa e leversdishme është zbatimi i këtij neni për vendin, sa ndikim sjell, ky ndikim është negativ më tepër apo pozitiv.

2.1 Do të përcaktonte se:

  • cila prej mbetjeve mund të trajtohet si lëndë e parë dytësore, pra lëndë që futet direkt në prodhim ekonomik, si pluhuri i gomave, fill tekstili, rrobat e përdorura, apo mbetje që nuk lënë gjurmë pas, siç mund të jetë alumini, etj.
  • cilat formojnë mbetje të mbetjeve që janë plehra shtesë për vendin.

2.2 Cilat janë pikat e forta të vendit,

  • do thonim se ka Kompani Riciklimi. Po sa kompani janë të shëndetshme apo të shëndosha me teknologji ‘state of art ose të fundit‘. Për fat të mirë edhe ekzistojnë që përbëjnë pikë të fortë.

2.3 Po cilat janë pikat e dobta të vendit?

  • do thonim se nuk kemi landfill-e për vete.
  • se nuk kemi landfill-e më vehte për mbetjet industriale.
  • se nuk kemi landfill-e më vehte për mbetjet inerte.
  • se kemi veçse dampa apo vend hedhje të mbetjeve tona.
  • se landfill-i i Sharrës, ku kompanitë e riciklimit kanë përqendrimin më të madh në Tiranë është i vogël dhe nuk mund të pranojë dot mbetje jashtë atyre familiare të llogaritura.
  • se nuk kemi një Incenerator kombëtar për mbetjet e djegshme dhe të rrezikshme.

2.4 Po cilat janë mundësitë?

  • Se mund të sigurojmë vetë mbetje nga vendi, kur ato të bëhen zero, ulemi e flasim.

2.5 Po cilat janë kërcënimet?

  • Se mund të na formohen mbetje të mbetjeve që bëjnë të shtohen ato tonat ende të flakura.
  • Se mund të na formohen mbetje të lëngta që bëjnë të shtohen ato tonat ende të patrajtuara.
  • Se mund të na formohen mbetje të gazta që bëjnë të shtohen ato tonat ende të pareduktuara.
  • Se nuk kemi parë, ende, ndonjë skanner për mbetjet radioaktive, të rrezikshme,
  1. Mbas këtij Studimi, apo programi, duhet të ishte përgatitur një Raport i Vlerësimit Strategjik Mjedisor që do të jepte përputhshmërinë e objektivave të importit të mbetjeve me objektivat mjedisore, me ato që prek shëndetin e një populli.
  2. Mbas Raportit Strategjik Mjedisor duhet të vinte për secilën mbetje një Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që na mëson me anë të standardeve europiane se si një aktivitet riciklimi të godasë më pak shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor, duke na vlerësuar se sa mbetje ngelen, sa ujë i ndotur pas përdorimit prodhohen, sa emetime hedh përpunimi i një mbetje, që Kuvendi të vendosë për rradhën e futjes së mbetjeve, duke provuar ato me ndikim drejt zeros, duke u forcuar e duke bërë qasjen e mundësive të tjera.
  3. Pothuajse të gjitha fabrikat prodhuese në vend nuk kanë detyrime të forta për vendosje teknologjish të trajtimit të ujrave e të derdhjes së tyre me parametra normal mbi ujra sipërfaqësorë.
  4. Mbas të gjitha këtyre duhet të vinte një studim i Analizës së Kostove Humbëse apo Përfituese që me module e formula na llogarit se si ja vlen për zhvillimin ekonomik të vendit, të sjellësh mbetjet nga jashtë me kosto rrugëtimi shtesë apo të ndash mbetjet e vendit dhe të krijosh kështu lëndë bazë për kompanitë e riciklimit.
  5. Së fundi, asnjë përçapje për të ndryshuar perceptimin e popullit, ku nuk do të mungonin konferencat, librat, leksionet, auditoret, ekspozitat deri në tryeza uljeje, ku në fillim flasin ekspertët e studiusit dhe bizneset e parlamentarët dëgjojnë, e pastaj këta të fundit kuvendojnë, vendojnë dhe qytetarët e zbatojnë. Kjo përbën shkeljen e Konventës së Aarhuzit e ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, duke detyruar vendimmarrësin për informim të publikut dhe përfaqësimin e tij në vendimmarrje, gjë ka munguar, madje është shklelur kjo e drejtë e komunitetit.

 

Please follow and like us: