Albspirit

Media/News/Publishing

“Sarkozy u mburrej ministrave për gjoksin e gruas së tij”

d5-17

Një prej asistentëve të ish-presidentit francez Sarkozy ka botuar një libër ku flet rreth bashkëpunimit me të, dhe çështjes së martesës së Sarkozy me Carla Bruni në 2008. Ai jep edhe disa detaje pikante. “Sarkozy u martua me Carla Brunin duke e cilësuar atë si një trofe në krahët e tij. Kjo e dëmtoi shumë reputacionin e tij. Bruni ishte një aktore dhe modele e njohur për publikun, por kjo i uli pikë në sytë e votuesve”, thotë Patrick Buisson, ish-asistent i Sarkozy. “Sarkozy u mburrej ministrave gjatë mbledhjeve qeveritare për gjoksine gruas së tij. Jo vetëm kaq, por ai u kërkonte të jepnin mendimin e tyre për këtë çështje”, tregon Buisson. Sarkozy u mund në zgjedhjet e kaluara nga Francois Hollande, por do rikandidojë sërish në zgjedhjet që mbahen në pranverën e 2017.

d4-21

Please follow and like us: