Albspirit

Media/News/Publishing

Apple jep asistence edhe me Twitter

Apple jep asistence

Gjenitë e Apple-it janë tani në Twitter. Gjiganti korean ka hapur një llogari në rrjetin social Twitter ku do t’u ofrojë asistencë për të gjithë klientët. Llogaria e verifikuar ka emrin @AppleSupport dhe jep këshilla të përgjithshme dhe tutoriale se si mund të përdoren shërbimet dhe produktet e Apple-it. Klientët mund të pyesin gjithashtu punonjësit e Apple-it për çdo problem që ata mund të kenë.

Deri tani llogaria Apple Support ka arritur të grumbullojë mbi 138 mijë ndjekës. Duke pasur parasysh numrin e madh të klientëve të Apple-it, ka shumë mundësi që @ Apple Support të bëhet një ndër llogaritë më popullore në Twitter.

Apple_Twitter

 

Please follow and like us: