Albspirit

Media/News/Publishing

Djali i një prostitute pretendon të jetë i biri i Bill Clinton

danyNdërsa bashkëshortja e tij, Hillary Cliton po garon për postin e presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton po përballet sërish me mëkatet e së shkuarës, të cilat mesa duket i dalin gjithnjë përpara kur ndodhet përballë sfidave.

Shumë kohë më parë dyshohet se Clinton ka pasur një lidhje të shkurtër me një prostitutë, në  Little Rock, Arkansas. Emri i saj është Bobbie Ann Williams dhe ka një djalë tashmë 30-vjeçar që quhet Danny, i cili pretendon se është fëmija i Bill Clinton.

Prej muajit dhjetor 30-vjeçari ka hapur një faqe në Facebook me emrin ‘Danny Willimas Clinton’, me qëllim që të tërheqë vëmendjen e presidentit. Historia e tij ka qarkulluar prej vitesh dhe shpesh është fshehur dhe ka dalë në sipërfaqe, sa herë është synuar të goditet figura  e Clinton.

Please follow and like us: