Albspirit

Media/News/Publishing

Eni Balla, balerini që spikat në skenat kombëtare

 

Image result for eni balla

 

 

Ekskluzive me balerinin shqiptar më të suksesshëm të momentit, i cili synon skenat e huaja

 

Eni Balla, balerini që spikat në skenat kombëtare

 

 

Gerjola Çaushi

 

Një ndër synimet e mia është të jem pjesë e spektaklit “Amici” në Itali. Mbetet synim, por me mund nuk ka gjë që nuk arrihet.

 

 

 

Eni Balla është një emër i njohur për skenat shqiptare dhe sidomos për disa nga eventet  më të rëndësishme muzikore të televizioneve kombëtare shqiptare dhe jo vetëm. Ai ka mbaruar për koreografi, por ka spikatur në zhanret e dancit, kërcimin kontemporan, tango, hip hop dhe të tjera, në spektaklin “Dance Ëith Me”. Talenti, përkushtimi dhe dashuria e tij për baletin ka gjetur përkrahjen e mjeshtërve të baletit shqiptar, të cilët promovojnë talentin e tij në skenat më të rëndësishme, duke e bërë atë një ndër balerinët më të dashur dhe të talentuar të momentit.  Për talentin dhe aftësitë e larta interpretuese, Eni Balla ka qenë kërcimtar profesionist në evenimentet  më të rëndësishme shqiptare, mes të cilave në spektaklin “Miss Globe International”, në kërcimi ndërkombëtar folklorik, konkurrimin e përvitshëm muzikor “Kënga magjike”, në ndarjen e çmimeve “Kult”, në evenimentin mbarëkombëtar “Top Fest”, në ditën ndërkombëtare të kërcimit, si dhe në disa shfaqje në Kosovë. Në një intervistë ekskluzive për “Telegraf”, balerini Eni Balla, pjesë e trupës së baletit më të shquar shqiptar, atij të Albi Nakos dance, flet për karrierën e tij dhe sfidën për të interpretuar në skenat e njohura italiane.

 

 

Jeni një ndër balerinët më të spikatur dhe i pëlqyer për publikun në spektaklin “Dance ëith Me”, si e përjetoni këtë moment?

 

Sigurisht që jam i kënaqur që publiku e vlerëson lodhjen time… ky besoj se është një nga kënaqësitë më të mëdha që mund të marrësh nga ky profesion, përveç vetëkënaqësisë që provon në momentin e ekzekutimit dhe realizimit të një koreografie ashtu si duhet.

 

 Çfarë i thua vetes pas çdo shfaqjeje dhe duartrokitjesh që merr?

 

Mendimi im i parë që më vjen në mendje: “Herën tjetër, më mirë Eni!”. Unë jam gjithmonë në kërkim të tejkalimit të limiteve të mia, prandaj jam pak i ashpër me veten dhe nuk kënaqem lehtë.

 

Cilat janë synimet e tua në fushën e baletit?

 

Një ndër synimet e mia është, pa dyshim, të jem pjesë e spektaklit “Amici” në Itali. Mbetet synim për momentin, por me mund nuk ka gjë që nuk arrihet.

 

 

Cilët janë koreografët e preferuar të Enit?

 

Ehhh, janë disa por do të veçoja katër nga të preferuarit e mi. Ëilliam Forsythe është një ndër të mirët, do të doja shumë të isha pjesë e kompanisë së tij. Giuliano dhe Veronica Peparini janë dy koreografë, të cilët më kanë tërhequr më shumë me stilin e tyre. Ndërsa i katërti është Albi Nako, nga i cili kam mësuar shumë dhe ndiej që dita- ditës më shtohet dëshira e të punuarit më shumë në koreografitë e tij.

 

Lëvizja, muzika, energjia, pasioni. Cili nga këta është më i rëndësishëm apo duhet një gërshetim i gjithë këtyre elementeve?

 

Sigurisht që duhet gërshetim i të gjitha elementëve në mënyrë që të nxjerrësh në koreografi të bukur, por pasioni ngelet ingredienti kryesor.

 

Është e vështirë të jesh sot balerin?

 

Në realitetin që jetojmë, është goxha e vështirë. Ne punojmë që të vegjël për të bërë  profesionistët që jemi sot dhe do të thosha, megjithë punën kolosale që bëjmë, e vërtetë është se arti nuk vlerësohet aq sa duhet në realitetin e sotëm në Shqipëri.

 

 

Baleti është një profesion sa i bukur dhe i vështirë, të gjithë synojnë të jenë më të mirët dhe zilia është gjithmonë e pranishme. Si është marrëdhënia juaj me kolegët?

 

Shumë e mirë. Pasi nuk njihemi rastësisht, por kemi vite që studiojmë e njëkohësisht punojmë bashkë.

 

Balerinët e huaj që frymëzojnë Enin?

 

Janë shumë, por i vetmi është Derek Hough. Balerini i “Dancing ëith the Stars” dhe fitues i 6 edicioneve të këtij programi. Një nga balerinët më të suksesshëm për momentin. Ndërsa nga balerinat do veçoja Klaudia Pepan, një ndër balerinat e suksesshme shqiptare dhe unike në stilin e saj.

 

Cili është ai stil kërcimi që të bën të ndjehesh më mirë?

 

Të them të drejtën jam rritur në një shkollë tek e cila mundësitë i kishte të pakta për të zgjedhur dhe e vetmja mundësi për të studiuar ishte baleti klasik. U mundova të shihja përtej mundësive që më jepeshin kur fillova universitetin dhe, le të themi, që shkolla në të vërtetë për mua ishte ajo e televizionit. Pata mundësinë që shumë pak nga studentët e universitetit mund ta prekin dhe nuk e mendova dy herë, kur m’u dha mundësia të takohesha me Albi Nakon. Ai më dha direksione në të cilat unë duhej të fokusohesha më shumë si balerin dhe, në fakt, ai ishte bekimi im, në të cilin unë ndjeja se isha mirë në stilin modern.

 

Ka ndonjë person të veçantë që ka qenë shtysa dhe mbështetja jote drejt këtij profesioni?

 

Shtysa kryesore ka qenë nëna ime. Gjithçka nisi kur unë në moshën 5 vjeçare kërceja nëpër rrugë. Duke parë pasionin tim (ende të pazbuluar) ajo më dërgoi në kurs kërcimi. Kjo zgjati dy vjet e më pas konkurrimi për tek shkolla e baletit përcaktoi të ardhmen time.

 

 

Eni djalë i ri, simpatik, madje në kulmin e rinisë së tij, a mund të na thoni diçka për privimet nga pasionet e moshës… Çfarë doni të ndani me publikun për jetën tuaj intime?

 

Sigurisht puna që kam më ka privuar nga daljet e shumta dhe kënaqësitë që provon një i ri në takimet dhe të kaluarit e kohës me shoqërinë time, por kjo është një sakrificë që e bëj me gjithë qejf për të arritur synimet e mia. Ndërsa për sa i përket jetës time intime, preferoj ta mbaj ende private. Më vonë s’i dihet…

 

 

Please follow and like us: