Albspirit

Media/News/Publishing

Grushti i shtetit në Turqi, shkarkohen mbi 12 mijë policë

turqiAutoritetet turk kanë shkarkuar më shumë se 12 mijë policë për lidhje të mundshme me predikuesin mysliman Fetullah Gulen, i akuzuar se ka organizuar gushtin e dështuar të shtetit në Turqi.

Mes më shumë se 12 mijë të shkarkuarve, janë edhe 2.543 zyrtarë.

Vendimi vjen pak orë pasi Turqia vendosi të zgjasë dhe me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme.

Rreth 100 mijë persona në ushtri por dhe të shërbimit civil janë pezulluar që prej korrikut, ndërsa 32 mijë të tjerë janë arrestuar si të dyshuar se kanë rol në tentativën e grushtit të shtetit.

Please follow and like us: