Albspirit

Media/News/Publishing

Nata e parë e festivalit “Takimet muzikore të dy botëve”

koncert-fetar

Muzika e shenjtë dhe diversiteti kulturor në Shqipëri

Organizata ARGJIRO ne kuadër te edicionit te 10 te Festivalit “Takimet Muzikore te dy Boteve” do të çelë siparin e festivalit me nje koncert të veçante por të pasur me vlera shpirtërore të popullit tone.

Festivali do te zhvillohet nga data 5 tetor 2016 – 1 nentor 2016 ne Tirane, Shkoder dhe Gjirokaster.

Me “MUZIKE NGA TRADITA TE NDRYSHME FETARE ” Argjiro synon te sjelle nje takim te veçante muzikor ku elemente muzikore dhe artistike të traditave të komuniteteve te ndryshme fetare do te interpretojne sebashku ne kete koncert.

Nje program ku nderthuret lindja dhe perendimi, aty ku himnet e shenjta takohen me muziken klasike boterore, aty ku salavatet myslimane takohen me muziken mistike.

Aty ku himnet byzantine takohen me Ave Marian e Shubertit, apo ku vargjet e Naim Frasherit vijne nen tingujt mistike te muzikes bektashiane. Nje buqetë zhanresh muzikore nga bote të ndryshme me lajtmotiv paqen dhe dashurinë.

Salla e Koncerteve e Katedrales ortodokse Ngjallja e Krishtit Tirane, data 5 tetor 2016, ora vendore 18:30.

Please follow and like us: