Albspirit

Media/News/Publishing

Rriten tensionet mes SHBA dhe Rusisë

SHBA ndërpret bisedimet direkte për armëpushimin në Siri. Më parë Moska i vuri kushte Uashingtonit: Heqje sanksionesh, ndryshe rrezikohet ujdia për eliminimin e plutoniumit të aftë për armë atomike.

Atomgipfel in Washington 2010 Clinton und Lawrow (Imago)Kohë kur buzëqeshej…atëherë u nënshkrua edhe Marrëveshja për Plutoniumin (13. Prill 2010)

SHBA i japin fund bisedimeve direkte për arritjen e një armëpushimi në Siri. Departamenti Amerikan i Shtetit, njoftoi, se Rusia nuk ka përmbushur detyrimet e saj, dhe se SHBA ka bërë gjithçka për t’i dhënë fund dhunës në Siri. Një seri takimesh mes John Kerryt dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov përfundoi pa rezultat. Nuk ka qenë “vendim i lehtë”, ka thënë zëdhënësi i State Department John Kirby. Reagimi i SHBA-së vjen pas kërkesës së Vladimir Putinit me kushte për zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së plutoniumit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të hënën (03.10) nga qeveria amerikane në Uashington heqjen e të gjitha sanksioneve të vendosura kundër vendit të tij, si edhe tërheqjen e ushtrisë amerikane nga vendet e NATO-s në Europën Lindore. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Në rast të kundërt Rusia nuk do t’i përmbahet më marrëveshjes së vitit 2010 me Shtetet e Bashkuara për eliminimin e plutoniumit të aftë për ndërtimin e armëve atomike. Një dekret i posaçëm presidencial për këtë i është ofruar ndërkohë parlamentit rus.

Me këtë kusht, Moska e forcon kursin e konfrontimit me Uashingtonin. Qeveria ruse vërtet e ka kritikuar gjithmonë  zgjerimin e NATO-s në drejtim të Lindjes, por kësaj here ajo i ka lidhur premtimet për çarmatimin atomik me tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga vendet partnere të NATO-s në Lindje. Në dekretin e Moskës bëhet fjalë për “veprime jomiqësore të SHBA-së” kundër Rusisë dhe për kërcënimin e stabilitetit.

Russland Präsident Putin (picture-alliance/AP Photo/M. Klimentyev)

Veprime “jomiqësore” të Uashingtonit

Vetëm kur Uashingtoni t’u japë fund aksioneve “jomiqësore”, mund të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes për eliminimin e plutoniumit, ka bërë të ditur zëdhënësi, Dmitri Peskov. “Rusia nuk e ka më të mundur, të vazhdojë e vetme zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai. Moska ka ngritur reparte, në të cilat kryhet shndërrimi i plutoniumit aktiv në lëndë djegëse për centrale civile atomike. Por SHBA nuk e ka ndërmarrë këtë hap, sipas Moskës.

Please follow and like us: