Albspirit

Media/News/Publishing

44 “spiunë” gjermanë e austriakë infiltrohen në administratë për të luftuar korrupsionin 

 

spiunet

Ministri për Çështjet vendore Bledi Çuçi ka deklaruar se 44 ekspertë të huaj do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe atyre gjermane dhe austriake.

Përmes këtij projekti binjakëzimi, institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit.  Ky projekt do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi.

Projekti do të shtrihet në nivel administrate dhe sipas qeverisë shërben si një instrument i ndihmës para aderimit në BE dhe lidhjes së urave akoma më të ngushta të bashkëpunimit me shtetet anëtare në zbatim të parimeve, praktikave dhe standardeve europiane.

Institucionet që përfiojnë nga projekti i binjakezimit janë Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Please follow and like us: