Albspirit

Media/News/Publishing

albinfo.ch: Pianistja Lule Elezi, koncert humanitar në Gjermani

Publikut në numër të madh në sallë me duartrokitjet frenetike e detyroi pianisten Elezi që të rikthehet në skenë ku pastaj ajo performoi edhe disa vepra shtesë

lule-elezi
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi mbajti një koncert humanitar në qytetin Eberswalde, afër Berlinit të Gjermanisë ku për një orë e gjysmë  interpretoi vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorëve të mëdhenj botëror si Ludwig van Beethoven dhe Frederik Shopen.

Ky koncert hasi në interesim të madh nga ana e publikut i cili ishte në numër të madh në sallë dhe me duartrokitjet frenetike  e detyroi pianisten Elezi që të rikthehet në skenë, ku pastaj ajo performoi edhe disa vepra shtesë nga opusi krijues i Beethovenit.

Ky koncert ishte organizuar nga  fondacioni ”Hoeck” dhe u mbajt në pallatin e përrallave.

Lule Elezi është një nga pianistet më të njohura shqiptare. Ajo  rregullisht mban koncerte në shtete të ndryshme të botës.

Please follow and like us: