Albspirit

Media/News/Publishing

Djali i kryeparlamentarit grek: Më rrëmbyen agjentë amerikanë

greqi1
Kryeparlamentari grek, Vutsis

Djali i kryetarit të Parlamentit grek, Nikos Vutsis, ka bërë publik rrëmbimin e tij prej shërbimeve sekrete amerikane pak ditë më parë në Mexico City. 

Në një publikim të tij në rrjetet sociale, Jorgos Vutsis deklaron se ai është rrëmbyer gjatë një vizite me miq të tij në Aeroportin e Mexicos.

Sipas tij, problemet filluan që në momentin e nisjes nga Athina në drejtim të Londrës e për të vijuar dhe në Aeroportin e Londrës, ku sipas tij i krijonin probleme.

Sipas tij, sapo ka zbritur në Aeroportin e Mexico City, u ndal prej katër oficerëve civilë të shërbimeve sekrete, të cilët i bënë me dije se nuk kishte të drejtë të udhëtonte në drejtim të asnjë vendi të kontinentit amerikan për shkak të aktivitetit të tij si anëtar i ekstremit të majtë dhe organizatave anarkiste.

Qëndrimi i oficerëve nuk ndryshoi edhe pasi Vutsis ju deklaroi agjentëve se ishte i biri i kryeparlamentarit grek, që sipas tij, agjentët e dinin fort mirë.

Pasi është mbajtur 24 orë në izolim, ai është depërtuar më pas në Londër dhe prej andej nën shoqërinë e policisë britanike, në Athinë.

Jorgos Vutsis njihet se një prej anarkistëve më ekstremistë në vend. Ai është akuzuar prej autoriteteve greke si pjesëtar i një bande të armatosur që grabiste banka. Paratë nga këto grabitje, financonin armatosjen e organizatve terroriste greke, kryesisht organizatën “Komploti i Celulave të Zjarrit”.

Ende nuk ka ndonjë reagim për këtë pretendim nga kryesia e Parlamentit grek apo kryetari i tij Voutsi.

Please follow and like us: