Albspirit

Media/News/Publishing

Pushbullet lejon dërgimin e mesazheve MMS nga kompjuteri

Aplikacioni Pushbullet dhe shtojca Chrome janë kombinuar së bashku për t’ju sjellë juve një veçori shumë interesante.

Tani ju do të keni mundësi të kompozoni dhe dërgonimesazhe tekst nga kompjuteri juaj.

Është shumë e thjeshtë: regjistrohuni si në telefon ashtu edhe në shfletues, dhe klikoni në aplikacionin PushbulletChrome për të kompozuar dhe dërguar mesazhe.

Si gjithmonë, këto mesazhe do të dërgohen nëpërmjet telefonit tuaj, kështu ato do të dërgohen dhe merren me numrin tuaj të telefonit.

Për t’i bërë gjërat më të lehta, përditësimi i ri i aplikacionit Pushbullet lejon përzgjedhjen automatike të kontakteve. Pushbullet funksionon në shfletuesinChrome nga pajisjet që operojnë me platformat Windows, OS X, Chrome OS dhe Linux.

Ai funksionon gjithashtu me numrin tuaj aktual të telefonit, kështu ju nuk do të keni nevojë të ndërroni numrin e telefonit për të përfituar këtë shërbim.

Please follow and like us: