Albspirit

Media/News/Publishing

Albumi më i shitur për 2016

Adele rezulton këngëtarja me shitjet më të mëdha të albumit për vitin 2016 sipas Official Charts Company.

Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe me albumin e saj të vitit 2015, sipas statistikave, numëron më shumë shitje duke lënë pas këngëtarë si David Bowie e Justin Bieber.

Albumi i saj i tretë ka korrur një sukses të madh edhe këtë vit duke numëruar plot 623 mijë kopje të shitura, që përfshijnë blerje fizike e shkarkime dixhitale. Shitjet gjatë vitit 2015  e klasifikojnë si ndër më të pëlqyerin me mbi 3 milionë shitje duke u kthyer një nga 26 albumet më të shitura në histori.  I dyti në listë është këngëtari Justin Bieber  me një numër shitjesh totale  prej 413 mijë kopje i ndjekur nga albumi “Blackstar” i David Bowie me 376 mijë kopje.

Hiti “One Dance” i reperit Drake  është konsideruar një nga këngët më të shkarkuara dhe me  1.695 milion shitje online.

Please follow and like us: