Albspirit

Media/News/Publishing

“Kam biznes, të ofroj jetë luksi…bëhu e dashura ime”, Roza degjeneron mashkullin

“Kam biznes, të ofroj jetë luksi…bëhu e dashura ime”, Roza degjeneron mashkullin

Një mesazh i ardhur në InstaDirect e ka inatosur së tepërmi Roza Latin e cila këtë shqetësim të sajin e ka ndarë me ndjekësit  e Instagram-it.

Në Instagramin e saj, një adhurues i ka dërguar këtë mesazh: “Ty të duhet një sponsor personal, nëse vërtet të duhet vetëm më thuaj dhe më mbaj para të tjerëve. Një si ti meriton një jetë plot luks. Nuk besoj se do të ofrojë dikush më shumë. Kam biznes dhe nuk dua që emri im dhe i biznesit të lakohet në media. Secila si ti ka nevojë për mbështetje.” – shkruan anonimi.

Por, Roza Lati e njohur për tipin e saj që nuk ta përton, përveçse i ka kthyer përgjigje mashkullit në fjalë, më pas ajo e ka publikuar bisedën.

“Pse kështu qenka puna? Me të mbajt para të tjerëve? Po sikur të më dalë dikush tjetër që të më ofrojë më shumë se ty? Të të hedh si copë lecke? Apo të të hedh si ato dy mijë lekshat e zhubrosur? Mua s’ma ka prishur mendjen leku kur isha adoleshent… Do ma prishi tani? Ju thaftë palca atyre leckave që  ju mësojnë ju meshkujve kështu. S’ma blen dot krenarinë asnjë lloj xhevahiri” – i kthen përgjigje Roza.

screenshot_2

Please follow and like us: