Albspirit

Media/News/Publishing

Pëllumb Xhufi: Rama s’ka lidhje me të majtën

Profesori Pëllumb Xhufi, i ftuar në emision “Arena” te Dritan Hiles ne Ora News, tha se Rama nuk ka lidhje personalisht me të majtën, duke shtuar se e drejtuesit e Partisë Socialiste janë munduar vazhdimisht të krijojnë një rreth të ngushtë pushteti për të sunduar.

“Po të shohësh CV zyrtare mendoj se Rama nuk ka ndonjë lidhje ai personalisht. Nuk flas për rrethin familjar i cili në dijeninë time ka qenë i majtë. Zoti Rama politikisht është njohur me lëvizjet e para të Dhjetorit. U bë i njohur me pozicionet ekcentrike që në fillim në një qëndrim drastik ndonjëherë dhe brutal në të kaluarën. Ishte mbrojtës i idesë për të bërë ndryshim dhe të dhimbshëm jo një ndryshim të përshkallëzuar të qetë siç e kërkonin të gjithë”, tha Xhufi.

Trajektorja e Ramës, sipas tij, ka qenë me shumë përthyerje dhe personalisht kur e pashë Ramën të shpërngulej në kampin e majtë nuk i jepja shumë kuptim dhe moral kësaj lëvizjeje politikë.

“Megjithatë është përgjegjësi e të gjithë atyre që e kanë drejtuar PS dhe anëtarëve të PS-së që në këto 25 vjet kanë lejuar që një parti me traditë dhe të ardhme do të kishte një të ardhme për tu bërë e majtë demokratike por jo u mbyll në vetvete.

Ata që e kanë drejtuar, jo vetëm Rama, kanë krijuar premisat edhe ligjore e statutore të mbyllin partinë, të krijojnë një grup të mbyllur për të siguruar përjetësinë në krye të kësaj partie. Shqipëria është vendi i vetëm mes ish vendeve komuniste ku nuk ka një qarkullim të klasës politike. Ky është vendi i vetëm”.

Please follow and like us: