Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenerali amerikan: Lufta me Rusinë e garantuar! Do jetë e shpejtë dhe shkatërrimtare!

Duke folur në një takim të Shoqatës së Ushtrisë në Uashington, gjenerali Mark A.Milley deklaroi se “lufta me Rusinë është thuajse e garantuar”.

“Do të jetë një luftë që nuk është parë deri më sot. Do jetë e shpejtë dhe shkatërrimtare”, tha gjenerali.

Ne fakt, komenti i tij vjen pas një lajmi të pakonfirmuar, sikur Rusia po bën teste ndaj sulmeve të mundshme bërthamore.

Mediat amerikane shkruajnë se 40 milionë njerëz po marrin pjesë në këtë stërvitje masive që kanë nisur në 4 tetor dhe përfundon nesër.

Sot Mediat europiane raportuan per fluturime avionesh udhtarake ruse ne hapesire asnjanese duke vene NATO-n ne gadishmeri.

“Ne jemi gati për luftë dhe po sfidohemi, ndaj mendoj se lufta është shumë afër”, tha gjenerali Milley.

Gjeneral Milley është gjeneral me 4 yje dhe Shefi i Stafit i ushtrisë amerikane. Ne rast se kjo ndodh sigurisht qe demet do jene te paimagjinueshme sot!

Please follow and like us: