Albspirit

Media/News/Publishing

Grabitet biznesmeni Shkarpa, pronari: Më morën 500 mijë € bizhuteri

Një argjendari është grabitur mbrëmjen e së premtes në Tiranë pranë zonës së pazarit. Sipas pronarit vlera e mallit të vjedhur arrin deri në 600 mijë euro dhe ishte 9 kilogramë. Grabitësit kanë hapur një tunel në një godinë të marrë me qira, e cila kishte murin e përbashkët me argjendarinë. Në godinën ngjitur po kryheshin punime. Policia po heton se si është marrë ky objekt me qira, personat që e kanë marrë apo ata që po punonin. Pavlo Shkarpa pronari i argjendarisë në një intervistë ekskluzive për Report Tv është shprehur: “Ju falenderoj ju si televizion që na jepni mundësinë të shprehemi. Objekti që po ndërton është burim i vjedhjes. Nëse objekti do të ishte i siguruar nuk do të ishte probleme.
Nuk është bërë vjedhje  nga vitrina ballore por nga ana e objektit. vjedhja është spektakolare, mafioze e organizuar dhe sofistikuar. Ka një organizim perfekt nga mënyra se si janë marrë gjërat. Ata janë njohës të mirë të vjedhjes së floririt. Janë gjetur çelësat e kasafortës që ishin të fshehur shumë mirë.
Janë marrë rreth 250 ora, 25 kilogramë dhe 8 kilogramë. Është mundi dhe djersa  familjes sime për 25 vite. Unë falimentova por them shyqyr që kam jetën, sepse miqtë e mi kanë humbur edhe jetën nga kjo punë. Kam bërë ç’është e mund për të mbrojtur sigurinë e saj. Është vjedhur komplet serveri dhe kamera brenda. Firma e sigurimit privat nuk e ka çuar deri ne fund hetimin, ata nuk më kanë njoftuar për rënies së alarmit.
Është hera e dytë që vidhem brenda 3 muajsh. Tani nuk jam i siguruar pasi jam në gjyq për vjedhjen e parë duke qenë se nuk e kam parë sigurimin.
Godina që po restaurohet është monument kulture dhe prokuroria duhet të hetojë lejen e ndërtimit të saj. Ajo u dha fillimisht dhe më pas u pezullua. Godina është tërësisht e hapur dhe mund të futet kushdo. Janë hapur tre mure deri sa kanë hyrë tek argjendaria ime. Kanë bllokuar serverin e kanë mbyllur të gjitha kamerat”.

Një skeme e ngjashme është përdorur edhe për vjedhjen e fililalit të BKT në Bllok pak javë më parë.
Po kryhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të parë personat që kanë qarkulluar në zonë në orën që ka ndodhur vjedhja.
Vjedhja është zbuluar vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm nga të zotët e argjendarisë. Këta të fundit kanë bërë denoncimin në polici.

Please follow and like us: