Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta ruse paralajmëron shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Gazeta ruse paralajmëron shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore

Një gazetë ruse ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladmir Putin po luan një “lojë të rrezikshme” mbi konfliktin sirian që mund edhe të çojë drejt Luftës së Tretë Botërore, raporton “The Independent”.

Tabloidi popullor, “Moskovsky Komsomolets,” publikoi një artikull ku sugjeroi se armiqësitë në Siri mund të ndezin një “konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak”  mes kombeve trasnmeton syri.net, në një shkallë të ngjashme me krizën raketave më 1962.

Në një shkrim me titull: “Pasojat do jenë shumë më rënda se Siria”, tabloidi në pronësi private, i cili është kritikuar për përmbajtjen nganjëherë të bujshme, paralajmëroi se lufta mund të shpërthejë.

“Vetëm imagjinoni se SHBA-ja po bën atë që ka dashur të bëjë për një kohë të gjatë, luftë kundër Asadit, jo gabimisht, por me qëllim dhe të hapur”, deklaroi artikulli.

” Rusia duhet të vendosë nëse do të mbrojë aleatin e tij ose do ti  bashkohet amerikanëve, por kjo patjetër do të çojë Luftës së Tretë Botërore. Ne nuk duhet të harrojmë se  jemi duke luajtur një lojë të rrezikshme në Siri.”

Paralajmërimi vjen pasi SHBA ndërpreu bisedimet ,raporton syri.net, dhe largoi negociatorët e saj nga Gjeneva. Ndërkohë, Më pas Rusia pezulloi një marrëveshje për të shkatërruar e saj armët me plutonium. Ndër kushtet që ishin të nevojshme për të vazhduar marrëveshja ishte një fund i sanksioneve nga ana e SHBA-së.

Please follow and like us: