Albspirit

Media/News/Publishing

HAMID MATJANI, GJËMIMI ANTIKOMUNIST

Eugen  SHEHU

Konstitucioni moral i popullit tonë,mbart brenda hapsirave të tij,vlera të paçmuara.Nderi dhe besa,mikëpritja e bujaria,dhe ajo e para,shenjtëria e lirisë,na kanë përcjellë neve kurdoherë nëpër dallgë historie duke ruajtur të paprekur aspiratën e të drejtave natyrore.Në këtë rafsh,ky konstitucion,nuk e ka pranaur si të qenësishëm komunizmin.Përkundrazi edhe nëse e ka pranuar në detyrim  e heshtje,kjo lidhet dretëpërsëdrejti me metodat barbare që ky komunizëm i ardhur nga Uralet e largëta ushtroi për pesë dekada me radhë në pafajshërinë e kombit tonë. Por jo të gjithë shqiptarët heshtën,jo të gjithë u mashtruan,jo të gjithë e duartrokitën këtë sëmundje më të ligë se kanceri.Vetë burgjet e Tiranës,Beogradit dhe Shkupit,në këto pesë decenie,mbushur ding me antikomunistë shqiptarë,dëshmojnë genin e lirisë në gjakun tonë.Vetë vrasjet me mijëra, malltretimet,dëbimet nëpër gulagë më të tmershëm se ato staliniane,akuzojnë.Ndër këta shqiptarë,që e patën kuptuar ç’ishte komunizmi,që e luftuan ate me armë në dorë deri në çastet e mbarme,është padyshim edhe Hamid Matjani.Në vegjëlinë time dikur në Gostivar,kamë dëgjuar në natën e heshtur,(se dhe muret,doherë, kanë veshë,) prej babasë tim,për këtë trim  e burrë baroti, i kanë thënë Robin Hudi shqipëtar.Ka lindur në verën e vitit 1910 në fshatin Matjan,midis kodrave të bukura të Lushnjës dhe Peqinit.Fshati mbante këtë emër ngase të parët e Hamidit kishin ardhur këtu nga Mati,në shekullin e kaluar.Gjakmarrja,ky mekanizëm i verbër i rregullimit të jetës shqiptare,ka bërë që gjyshi i Hamidit të linte malet më pyje të Matit për të shkuar në kudrat e Myzeqese¨.Vetë Hamidi,rritet trim.Dallohet nëpër shokë për disa cilësi të vyera si besa e burrëria me ç’rast edhe shokët do t’i kishte kurdoherë më të mëdhenj në moshë,se sa vetja.Mësimet e para i merr në vendlindje e më tej shkon në Lushnjë.Edhe këtu është tepër aktiv dhe duke parë gjallërinë dhe seriozitetin,prindërit e çojnë djalin e tyre në Tiranë.Por,ata nuk mund të shkollojnë dot jashtë Shqipërie dhe Hamidi ende i ri, e ndjen se ka edhe detyrime karshi shtëpisë.Për këtë ai futet në një kurs të xhandarmërisë me ç’rast rezulltatet i ka mjaft të larta.E vërteta është se në fillim të viteve 30-të xhandarmëria shqiptare po ndodhej sipas sistemeve perëndimore të kësaj arme.Vetë Mbreti Ahmet Zogu,kishte për armën  exhandarmërisë këshilltarë perëndimorë dhe ai kujdesej që kjo armë të virej sa më mirë në ruajtjen e rendit.Pa dashur të zgjatemi së tepërmi për xhandarmërinë shqiptare të atyre viteve,mund të themi se ajo ishte plotësisht e gatshme në shërbim të popullit të vet.Këtë kishte parasysh edhe Hamid Matjani i cili fillon karierën këtu,me gradën e togerit,në vitin 1931.Peqini, lushnja ,Durrësi dhe Tirana,do të ishin disa prej vendeve ku Hamidi shërbeu për 8 vjet me radhë.Aty ku detyrat ishin më të vështira,aty ku guximi vlente të ish sa ma i madh,aty ishte kurdoherë edhe Hamidi.

Dramën e prillit të vitit 1939,do ta përjetonin thellë.Që herët ai kishte shfaqur mosbesim ndaj disa qëndrimeve italiane me ç’rast komanda evropiane i kishte bërë edhe kritika.Dihet tanimë se ç’ngjau në Shqipëri më 7 prill.Mijëra ushtarë dhe oficerë italianë,të mbështetur prej tankeve, topave, destrojerëve dhe avionëve luftarak,iu vërsulën bregdetit shqiptar në vazhdim të synimeve shovene për të dalë në bullgari.Hamid Matjani,së bashku me disa shokë të tij xhandarmë të Lushnjës,vrapuan të armatosur në Durrës ku qëndresën shqiptare e udhëhiqte Abaz Kupi.Por kjo qëndresë natyrisht do të mund të arrinte veç kufijtë e simbolikës,ngase përballë 50 mijë ushtarëve italianë ishin vetëm 300 xhandarë dhe ushtarë të Mbrojtjes Kombëatre Shqiptare.“Mbasi Italia fashiste pushtoi Shqipërinë,Hamid Matjani ishte nga të parët që u ndoq dhe u arestua nga agjentët e Musolinit duke u vlerësuar si „elemet me rrezikshmëri të lartë“.U gjykua dhe u dënua nga pushtuesi fashist me „varje në litar“.I ndihmuar nga disa miq të tij,dhe veçanërisht prej Qazim Dervishit nga lushnja,më 27 shkurt 1940,Hamid Matjani mbasi sharroi hekurat e dritares së burgut,arratiset edhe me armë në dorë vazhdon luftën kundër pushtuesit fashist“.( Gazeta „Kosova“ shtator 1995).

Menjëherë pas Italisë fashiste,Hamid Matjani do të ofroj ndihmën e vet në armën e xhandarmërisë shqiptare.Tek ai,patën zënë vend idetë nacionalsite monarkiste dhe shihte me keqardhej se si komunistët bënin ndonjë atentat të turpshëm ndaj shqiptarëve të pasur,vetëm e vetëm pse këta nuk jepnin ndihmë në para.Në ditët e para të shtatorit 1943,ate e thërret në Lushnjë biri i Kosovës Isa Manastirliu.Ai kërkon bashkëpunimin e Hamid Matjanit ngase ka mësuar po aq,sa për trimërinë,edhe për sinqeritetin dhe pastërtinë në kryerjen  e detyrave.E vërteta është se në Shqipërinë e asaj kohe,menjëherë pas tradhëtisë që komunistët i bënë Mukjes,kish filluar një luftë e llahtarshme civile.Forcat nacionaliste shqiptare,të udhëhequra prej burrave të shquar si Mid’hat Frashëri,Fuad Dibra,Hasan Dosti,Kol Tromara etj,u pëpoqën me çdo kusht të shmangen nga kjo luftë që merrte jetë vëllezërish.Por kjo nuk ndodhte në kampin e komunistëve shqiptarë ngase ata e patën shitur vehten e tyre dhe krejt Shqipërinë,në duart e internacionalistëve serbo-malazes. Kështu që në vitin 1943,Isa Manastirliu,në detyrën e qarkkomandantit të Lushnjës,pret në qytet një grup nacionalistësh me në krye Mid?hat Frashërin.Mjaft prej qytetarëve aty u shprehën se do të ishin mbështetje e fuqishme e organizatës së Ballit Kombëtar dhe Legalitetit.Natyrisht,në këtë ngjarje,nuk mund të mos binte në sy,figura e Hamid Matjanit.me anë të një mikut të vet,që njihej si simpatizant i komunistëve,hamidi hapi fjalë se Lushnja i përket nacionalistëve ndaj veprimtaria më e thjeshtë do t’u kushtonte shtrenjtë komunistëve.Madje ishte po Hamid Matjani  që disa ditë më pas,organizoi një pritë ndaj forcave të mehmet Shehut e Dushan Mugoshës.

Është tanimë e njohur prej të gjithëve,se terrorizmi ka qenë natyrë e ndytë e veprimtarisë komuniste si në vitet 1943-1944 edhe më pas.Kështu,në vjeshtën e vitit 1943,forcat komuniste shqiptare,pasi goditën nacionalsitët në qytetin e Lushnjës,drejtuan aksionin e tyre edhe ndaj fshatrave përreth.Pos të tjerave,meren 72 djem e burra të këtyre fshatrave,lidhen me tela me gjëmba dhe me urdhër të kriminelit Mehmet Shehu dërgohen në Matjan,në fshatin e Hamidit ku merren edhe në pyetje nëse dini gjë për Hamidin.Më pas të 72 djemtë pushkatohen në varrezat e fshatit,ngase ishin shprehur se nuk donin të bashkëpunonin me komunistët.Gjatë vitit 1944, Hamid Matjani së bashku me Isa Manastirliun,ndërmuarën disa luftime ndaj forcave komuniste.Drejtimi i tyre „me dorë të hekurt“ bëri që në zonat Lushnjë-Fier-Berat,ndikimi i nacionalizmit të ishte i madh.Ajo çka vlen të mos harrohet,është fakti se Hamid Matjani,bashkëpunonte si me organizatën e Ballit Kombëtar ashtu edhe me Lëvizjen e legalitetit të cilën po e gjallëronte së tepërmi trimi Abaz Kupi.Ky bashkëpunim i Hamidit me këto dy grupime nacionalsite shqiptare,shprehte hapur qëndrimin e vendosur të tij si antikomunist.Tepër i rreptë,trupbëshëm,me sy që i shkrepitnin,biri i Mtajanit,do të sihte kurdoherë në krye të aksioneve,në ballë të burrave. Vjeshta e vitit 1944,do të jetohej në viset shqiptare,përmes trazirave të pafund.Si rrjedhojë e tërheqjes së trupave gjermane (paradoksalisht quhet thyerja e tyre nga nacionalçlirimtarët e Tiranës dhe beogradit) fitorja e komunistëve ndaj nacionlaizmit shqiptar u arrit lehtë.Tashmë,në ndihmë të komunistëve të Tiranës,vinin instruktorë prej Beogradit dhe udhëzimet e tyre ishin të prera :Luftë pa kompromis ndaj nacionalsitëve !.Anipse jugosllavët e quanin veten internacionalsitë,ata në fshehtësi ishin dhe mbetën nxënës të verbër të shovenizmit të tyre sllavo-ortodoks.Për Hamid Matjanin,si për dhjetra nacionalistë të tjerë shqiptarë,tashmë ishte e qartë.Ata duhej të largoheshin për t’u bashkuar diku në mërgim,me shpresën e madhe të angloamerikanëve,se një ditë do të mund të vinin në Shqipërinë e tyre.Ata kurrësesi nuk do të mund ta kuptonin fatin e atdheut të tyre në duart e përgjakura të komunistëve.Hamid Matjani së bashku me bijtë e tjerë të nacionalizmit shqiptar do të konstruktonin pas vitit 1944 qëndresën e madhe shqiptare ndaj sllavokomunizmit i cili po montohej për ditë e më shumë.Natyrisht jeta e tij në kampet e Grqisë dhe Italisë,do të ishte e vështirë.Nëpër këto kampe,nacionalistët shqiptarë u provokuan prej lloj-lloj njerëzish e ideshë.Por askurrë ata nuk mund të binin në batakun e mjerë për të shitur atdheun.Ngase bindjet e tyre kishin qenë kurdoherë për ta parë Shqipërinë të lirë,demokratike,ngase kishin kërkuar që viset etnike të bashkoheshin në një të vetëm,ata i rezistuan deri në fund çdo lloj mundimi fizik dhe shpirtëror.Hamid Matjani,në këto kampe kaloi përmes sakrificave të mëdha.Atij iu desh të duronte jo vetëm jetën e mundimshme të përditshme,por edhe dhimbjen që provonte ndërsa familja dhe të afërmit e tij burgoseshin e torturoheshin nëpër zyrat famkeqe të sigurimit shqiptar.

Qëndresa shqiptare,ndërkaq kish filluar të ravijëzohej si në vetëdijen e qytetarëve në shtetin amë,ashtu edhe në planet angloamerikane të cilët e parashihnin rrezikun  e madh që do t’u vinte prej komunizmit.Në fillim të vitit 1950,grupime antikomuniste në shtetin amë,patën krijuar organizatën „Bashkimi Kombëtar“.Ndër synimet kryesore të kësaj organizate,ishte propaganda e gjërë në masat popullore që shqiptarët të mos gënjeheshin prej komunizmit,që ata të bënin rezistencën e të përkrahnin idetë nacionaliste.Kjo organizatë përfshiu në gjirin e vet mjaft intelektualë shqiptarë,me ç’rast edhe idetë e vendimet e marra konvergonin tek rrëzimi i pushtetit komunist me mjete paqësore.Në një prej thirjeve që qarkulloi në pjesën më të madhe të shtetit amë,gjatë kësaj kohe është thënë :“Ju qytetarë që nuk kursyet asgjë në luftën e përbashkët,ju që dhatë djemtë më të mirë për çlirimin e Shqipërisë,që luftuat me krenari për një Shqipëri të Lirë dhe Demokratike,u tradhëtuat në mënyrën më të poshtër nga partia famëkeqe komuniste,si koseguencë e egzistencës së saj në vendin tonë,po vuani si ma keq në mizerjen  e urisë.Bashkohuni si një grusht i vetëm,në ndihmë të „Bashkimit Kombëtar“ e cila në saje të ndihmave dhe udhëzimeve të komitetit „Shqipëria e Lirë“,ka për qëllim të çliroje vendin nga skllavëria komuniste ! Jepni pra të kuptoje,qeverisë tradhëtare të Tiranës se populli do  liri,do demokracinë e vërtetë,bukën,bollëkun,punën  elirë dhe se nuk gënjehet me fjalime teorike që u ka dalë boja.Jepni pra,me kuptue se ka ardhur dita me kërkue demokracinë e vërtetë,lirinë e fjalës,të shtypit dhe të mbledhjevet“.(Arkivi i Ministrisë së Rendit,Tiranë,fondi „Bashkimi Kombëtar“fleta 81 ).

Hamid Matjani,mësohet të ketë mbajtur lidhje të ngushta me këtë organizatë.Guximi i tij i sprovuar,ka bërë që të kontaktojë shpesh me krerë të kësaj organizate duke u dhënë shpresë dhe udhëzime konkrete se si duhej të vepronin në ilegalitet të plotë.Gjithashtu,burime dokumentare të oborit mbretëror shqiptar,në mërgim,flasin për lidhje të sinqerta të Hamid Matjanit me Mbretin Ahmed Zogun.Dy burrat e Matit,do t’i bashkonte jo vetëm origjina e tyre por sidomos vendosmëria për të luftuar deri në fund komunizmin.Në hyrje-daljet ilegale të Hamid Matjani,në shtetin amë,pat rënë në sy zgjuarsia e madhe e tij për t’u shpëtuar grackave të sigurimit të shtetit shqiptar,kësaj arme famëkeqe që gjoja në mbrojtje të diktaturës së proletariatit ka kryer krime nga më monstruozet.Edhe pse,sigurimi shqiptar,ka qenë mbështetur nga agjentë specialë të KGB-së sovjetike,Hamid Matjani mundi të jetojë me muaj të tërë në Shqipëri,me ç’rast ka bërë për vete  mjaft bashkëkombas.Është kjo arsyeja që një libër rreth që qarkullonte në vitet 1949-1950,në krejt organizatat komuniste të Shqipërisë,me titull „Kriminelët e luftës mbrohen nga imperializmi“ ishte përfshirë edhe emri i Hamid Matjanit.Paradoksi i këtij libri ka qenë pos të tjerave,në akuzën që u bëhej nacionalistëve të tillë si :Mid’hat Frashëri,Ahmet Zogu,Ago Agaj,Vasil Andoni,Hamid Matjani e tj,thuhej tekstualisht :„bëjnë pjes në planin e përgjithshëm luftënxitës dhe të ekspansionit të kampit imperialist antidemokratik,me në krye SHBA-në,që për epshet dhe dëshirat e tyre skallavëruese duan të përgadisin një luftë të tretë kundër Bashkimit Sovjetik si edhe demokracive të tjera“.( Krimet e luftës… tiranë 1948 ,faqe 25 ). Është qesharake që të mendosh për një çast që klika e Tiranës,ajo që pat mbytur çdo liri njerzore nga më të egrat në Evropë,akuzonte Amerikën si shtet antidemokratik !. Është i njohur fakti që zbulimi i fshehtë amerikan, i jepte një rëndësi të veçantë fjalëve dhe veprave të nacionalsitëve më të shquar shqiptar. Kështu midis Mbretit Ahmet Zogut dhe disa oficerëve të lartë amerikan,diskutohet në Vashimgton mundësia e dërgimit dhe instalimit për disa kohë në Shqipëri,Hamid Matjani.Analisti i njohur Nikolas Bethel,lidhur me këtë çështje shkruan ; „Ata ranë dakord se për këtë gjë,më i përshtatshmi ishte Hamid Matjani i cili jo vetëm një herë,kish dalë fitimtar ndaj autoriteteve italiane,gjermane e komuniste në Shqipëri“ ( Nikolas Bethel „ Tradhëtia e Madhe „ faqe 181 ).

Vdekja e diktatorit Stalin në fillimmarsin e vitit 1953,duket se zgjoi shpresa jo vetëm tek antikomunistët shqiptar por kudo.Në shtetin amë,revolta e heshtur bëri punën e vet por diktatura godiste aq rëndë sa mijëra Tiranas i bënin homazhe Stalinit duke fshahur zemërimin diku brenda vehtes.Një dritë shprese sigurisht është ndezur edhe në zbulimet angloamerikane të cilat shpejtuan të dërgonin për në Shqipëri  Hamid Matjanin së bashku me Zenel Shehun,Halil Branicën dhe Haxhi Gjylën.Këta tri të fundit,shërbenin si oficerë në oborrin mbretëror dhe ishin ndër figurat më të dashura e besnike të Mbretit Ahmet Zogu. Ndër synimet kryesore të këtij misioni,ishte aktivizimi i antikomunistëve të deklaruar,në shtetin amë,krijimi i bazave të reja të rezistencës,zgjerimi i radhëve të atyre që donin të luftonin pushtetin komunist të klikës së Hoxhës.Ndryshe nga çështë thënë e shkruar deri më sot prej pseudohistorianëve të Tiranës,Prishtinës,ky mision nuk pat asnjë plan për terror në msa popullore.Ai sigurisht kërkonte të përmbyste pushtetin e instaluar me tradhëti,pushtetin e dhunës diktatoriale komuniste,por duke nxitur për këtë masat popullore që vuanin në kuriz të zezat e regjimit.Sigurisht një mbështetje e këtij misioni,mund të ishin pinjollët e familjeve të mëdha,të cilët u dhunuan dhe shkatërruan në mënyrë sistematike,me ç’rast shkatërrohej vetë kombi ynë.Një periudhë përgaditore në vendin e quajtur Haxhiniklis,do t’i shërbente Hamid Matjanit,për t’u njohur edhe me nacionalsitë të tjerë shqiptarë të cilët patën vënë jetën e tyre në shërbim të idealeve antikomuniste.Krejt shoqëror në këto biseda,biri i Matit do t’u imponohej atyre jo me emrin dhe famën që pat fituar,se sa me urrejtjen e madhe që kish për komunizmin.Kështu në natën e 30 prillit të vitit 1953,një avion ushtarak duke iu drejtuar alpeve shqiptare,mbante në bord misionarët shqiptarë antikomunist.Ndërsa fluturonin drejt vendlindjes,ata sigurisht nuk dinin se ishin kthyer në pengje të garës që zbulimet dhe kundërzbulimet amerikane dhe sovjetike bënin midis njëri-tjetrit.Kim Filbi,ky agjent i njohur i disa zbulimeve (ndofta i trefishtë) kësaj radhe dpunuar për KGB-enë sovjetike,çonte ata burra shqiptarë,direkt dhe në duar të sigurimit të shtetit.Sapo hidhen nga avioni,në një fshat të Matit,të tradhëtuar,Hamid Matjani,së bashku me G.Malushin dhe N.Sulën,nuk mundin dot as të fshehin parashutat.Në fshehtësinë më të madhe,ata u transportuan për në Tiranë duke u vënë nën kontroll të reptë të KGB-së sovjetike.Është i njohur gjithshtu fakti se,në krye të këtij superaksioni si ta quajm të KGB-ës në Shqipëri ishte vendosur vetë krimineli Kadri Azbiu,ish ministër i punëve të mbrendshme i asaj kohe.

E vërteta (ashtu siç ka dalur dhe në gjuq) është se pothuaj një vitë më parë,me anë të Kim Filbit,KGB-ja drejtonte në pjesën më të madhe agjenturën,në Shqipëri.Ish ky agjent i cili jo njiherë pat kryer edhe atentate ndaj figurave nacionalsite shqiptare në mërgim.Hamid Matjani,në fillim iu propozua që të vazhdonte „lojën“ duke deklaruar zbulimit amerikan se po vazhdonte detyrën.Por trimi i Matit e kuptoi se kjo do të ishte një humbje e thellë jo vetëm për dhjetra nacionalsitë që mund të vriteshin,por për krejt qëndresën shqiptare antikomuniste.Ai kurrsesi nuk mund t’i këmbente 44 vitet e jetës së tij,me çmimin  e ndyrë të tradhëtisë.Më tej,kur të gjitha manovrat e KGB-së,për të mposhtur trimin nacionalist Hamid Matjanin dështuan,mbi te u përdorën krejt arsenalet e torturave për të treguar gjithashtu çfar dinte.Por edhe kësaj radhe,biri i Matit,dijti të fitonte me stoicizmin dhe heshtjen e vet.Mesa dukej,tek personaliteti i Hamid Matjanit,kish ndalur përgjithmonë akrepi i shpresave të KGB-ës.Sigurisht kanë qenë ekspertë të saj,që u sugjeruan komunistëve të Tiranës daljen në gjuqe të mëdha,popullore të këtyre „Kriminelëve që donin rrëzimin e pushtetit  popullor komunist“.Vasal të bindur të bollshevikëve rus,internacionalsitët e Tiranës nuk munguan të bëjnë gjyqe të tilla „të fuqishme“ për të terrorizuar edhe më shumë popullin shqiptar.Nuk mund të jepte „sihariqin“ e madh se banda e Hamid Matjanit është kapur dhe do t’i jepet gjyqit. Procesi gjyqësor është mbajtur në prillin e vitit 1954.Edhe ai u kthye në farsë për t’i shërbyer farsës groteske të legjislativit të Tiranës.

„Për një javë të tërë komuniteti shqiptar në mërgim,në Romë,Athinë,Mynih dhe Aleksandria, dëgjonte me tmerr se si radio Tirana informonte botën me aktivitetin ushtarak dhe politik të tyre… Më 12 prill,mbreti Zog dhe familja e tij ishin ulur rreth radios në vilën e tyre në Aleksandri dhe dëgjonin se si gjyqtari në Tiranë shpalli se të akuzuarit provohen se janë fajtorë dhe dha vendimin:  Shehu,Brainica,Sula dhe Malushi u dënuan me pushkatim.Hamid Matjani me varje sipas frazës së frikshme të gjyqtarit „ta vuaj vdekjen në litar“.(N.Bethel,“Tradhëtia e Madhe“,faqe 196-197).

Ndërsa disa shqiptarë mjeranë  servil,mercenarë e duartrokisnin këtë vendim,ndaj „armikut“ Hamid Matjanit,të tjerë,ata që e patën njohur në trimëritë dhe bujarinë e tij,natyrisht trishtuan.Vetë biri i Matit nuk dinte se ndërsa ecete drejt litarit mbytës komunist,qindra kilomatra larg,në Lushnjë,Fier,Vlorë,Burrel,Strugë,Gostivar,Pejë,Prishtinë,Romë,Bruksel,Paris,Nju Jork,Sidnej e gjetiu ku shtriheshin nacionalsitët,kish nisur të këndohej nën zë,një këngë që fillonte me vargjet :

Gjëmon vendi anembanë

Kush e mban Hamid Matjanë ?

Nacionalist i përbetuar,monarkist i vendosur,besëfort dhe trim i pashoq,Hamid Matjani ngel i nderuar jo vetëm në faqet e historisë së ndershme shqiptare në përpjekjet antikomuniste,por edhe në shpirtin  e gjdo nacionalsiti si shembull sakrifice,duke qenë besnik i Kombit dhe Atdheut.

Please follow and like us: