Albspirit

Media/News/Publishing

Juncker: BE nuk bën kompromise përballë manovrave britanike

CDU Holds Federal Party Congress...BERLIN, GERMANY - APRIL 05: The former Prime Minister of Luxembourg Jean-Claude Juncker speaks at the CDU federal congress on April 5, 2014 in Berlin, Germany. The CDU, which is the majority partner in a coalition government with the German Social Democrat, is meeting to agree on its policy course ahead of European Parliament elections scheduled for May. (Photo by Axel Schmidt/Getty Images)

Bashkimi Evropian nuk duhet të “bëjë kompromise” përballë manovrave britanike mbi kushtet e Brexit, njoftoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ndërsa tensionet janë në rritje në lidhje me negociatat për daljen britanike.

“Nuk mund të jenë me një këmbë jashtë dhe një këmbë brenda. Në lidhje me këtë fakt duhet të mos bëjmë aspak kompromise. Më tepër këto reagime janë manovra”, tha Juncker gjatë një takimi me kryeministrin francez, Manuel Valls.

“Nuk do të negociojmë përpara marrjes së letërnjoftimit për largimin e qeverisë britanike”, nënvizoi kreu i Komisionit.

“Duhet të jetë e qartë nëse Britania e Madhe dëshiron të ketë qasje në tregun e brendshëm, duhet që të gjitha rregullat dhe që të gjitha lehtësirat që përkufizojnë tregun e brendshëm duhet të respektohen plotësisht,” vijoi ai.

Please follow and like us: