Albspirit

Media/News/Publishing

Koncert i Dua Lipës sot në Londër

20161010155106512600 Këngëtarja shqiptare nga Kosova Dua Lipa në koncertin e saj sot në Londër do të ndiqet nga mijëra fansa të saj në kryeqytetin britanik të cilët tashmë janë mishëruar me hitet e saj që kanë pushtuar top listat ndërkombëtare.

Ky koncert që do mbahet në KOKO shënon njëherësh edhe përmbylljen e turit të saj koncertal vjeshtor, të nisur më 5 Tetor në Dublin të Irlandës.

Gjatë paraqitjeve në kryeqytetin irlandez më 5 tetor, pastaj më 7 tetor në Manchester dhe më 9 tetor në Birmingham artistja e re kosovare që jeton në Londër është mirëpritur nga mijëra fansa të saj.

Please follow and like us: