Albspirit

Media/News/Publishing

Mirush Kabashi magjeps sërish Gjenevën me porositë e Sokratit

20161008_211024-586x389 Aktori i madh Mirush Kabashi ka magjepsur kësaj fundjave publikun në Gjenevë.

I dekoruar me çmimin “Nderi  i Kombit”, Mirush Kabashi ka rrëfyer si asnjëherë më parë në  “THEÂTRE DE LA MADELEINE” të Gjenevës, satirën  “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” të autorit grek Kostas  Varnalis.

Mjeshtëria e tij e rrallë në interpretimin e  kësaj vepre me monolog, ka magjepsur të pranishmit në sallë.

I veshur me mantelin e grisur  dhe parukën  me flokë  e mjekër të gjatë si dhe me fjalën e tij të pastër, Kabashi  ka ringjallur Sokratin e vërtetë të gati para dymijë e pesëqind vjetëve, raporton albinfo.

Kjo monodramë e mrekullueshme e nxjerrë nga thellësia e shekujve e bën Kabashin unik në fushën e aktrimit, duke i përcjellë popujve me fuqinë e fjalës, porositë e Sokratit.

Nëpërmjet lojës së Kabashit dalin në pah idetë me vlera të përjetshme të Sokratit kur thotë: “Ata që pretendojnë një shoqëri të civilizuar dhe të njëmendtë duhet të jenë të urtë, të arsimuar dhe të ndershëm”.20161008_212535-586x389

 

Kabashi  falenderoi emigrantët shqiptarë për mikpritjen por edhe miqtë  zviceranë që pa hezituar po kontribuojnë në zhvillimin e kulturës shqiptare.

Anthony Pièce udhëheqës i teatrit Madeleine të Gjenevës vlerësoi se “Kabashi është aktor i përmasave ndërkombëtare ishte mysafir i teatrit tonë edhe vitin që shkoi me monodramën “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit”. Sikur atëherë ashtu edhe sonte solli kënaqësi të vërtetë artistike. Qartë, vërehet se ai është aktor që të magjeps dhe në çdo çast të bën për vete.”

Profesoresha e pianos  dhe artistja, Ermira Zyrakja u shpreh se aktori Kabashi me lojën e përkryer në teatër e kinematografi  është  dhe mbetet  thesar i çmuar dhe pasuri e pashtershme e kulturës sonë.

 

Please follow and like us: