Albspirit

Media/News/Publishing

Pianistja shqiptare Dhurata Lazo duartrokitet nga publiku gjerman

14568248_10202008114282172_9185455485747508418_n-copy

 

 

Pianistja shqiptare Dhurata Lazo ka promovuar projektin e saj muzikor në Gjermani.

“Fantaisie” quhet CD-ja më e re e saj për saksofon dhe piano e cila është mirëpritur me duartrokitje nga publiku gjerman.

“Çdo profesion është i adhurueshëm, sikurse i imi, ndjesi e emocione të këndshme, të bukura. Sonte u promovua CD -ja “Fantaisie ” nën duartrokitjet e publikut artdashës gjerman.
Vielen Dank!”, ka shkruar Lazo me rastin e promovimit të albumit të saj muzikor.

CD-ja përmban muzikë të repertorit francez nga kompozitoret: Singelee, Savari, Arban, Genin (francezë kompozuar për sax soprano e alto) Donizetti, Piazzolla e Çesar Frank Sonata për piano e violinë transkiptuar për sax alto”.

Ky projekt përmban vepra origjinale bashkëkohore dhe klasike dhe është një punë e muzikantes e realizuar me ndihmën e bashkëshortit të saj Zija Bejleri.

Diapazoni i tingullit të saksit në CD është shumë i gjerë, që nga regjistrat e lartë saks soprano deri te ato të mesme me saks alto ndërsa veprat janë me forma të ndryshme që nga sonata, koncerti, variacione etj.

Muzika është regjistruar në Fazioli Concert Hall nga grupi Piano Fazioli dhe inxhinjeri Paolo Fazioli.

Please follow and like us: