Albspirit

Media/News/Publishing

Santos dhuron paratë e Nobelit për viktimat e konfliktit

Juan Manuel Santos
Juan Manuel Santos

 Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, deklaroi se do t’i dhurojë paratë e çmimit Nobel të Paqes, që iu dha të premten e kaluar për arritjen e marrëveshjes me FARC-ët, për të kompesuar fiktimat e konfliktit të brendshëm që zgjat prej 52 vitesh.

Gjatë një vizite të shkurtër në Bojaya, një komunë shumë e prekur nga konflikti i armatosur, presidenti ka thënë se pasi është konsultuar me familjen vendosi të japë 850 000 eurot e Nobelit për viktimat.

“Mbetet vetëm për të vendosur se në cilat organizata dhe fondacione që merren me paqen duhen shpërndarë këto para”, thekson ai.

 

Please follow and like us: