Albspirit

Media/News/Publishing

Tabaku: Vazhdon amullia me kuotat për arsimin e lartë

tabaku Ligji për Arsimin e Lartë vazhdon të zbulojë dita ditës fytyrën e vërtetë të filozofisë për arsimin, që nxënësit më të mirë ose t’i shndërrojë në ‘skllevër’ të universiteteve private, ose t’i lërë pa shkollë. Por edhe studentët e nivelit Master (MSc apo MP) t’ua dhurojë të njëjtave universitete që janë angazhuar tërësisht në këtë pseudoreformë, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në përmjet një postimi ne statusin e saj Facebook pasditen e së hënës, Tabaku shprehet se “Sipas Urdhërit të datës 7.10.2016, Ministria e Arsimit i fton studentët që kanë përfunduar ciklin Bachelor për të kryer aplikimet për studimet Master në Universitete Publike nga datat 7 tetor deri në 12 tetor 2016. Mirëpo, data e fundit për studentët për mbrojtjen e temës së tyre të diplomës është data 13 tetor, pra një ditë pasi ministria ka urdhëruar mbylljen e aplikimeve për Master në Universitetet Publike! Dhe nuk mbyllet me kaq. Në po të njëjtën pikë, Ministria e Arsimit ka urdhëruar që aplikimet për Master tek Universitetet Private do të hapen në 11 tetor dhe do të mbyllen në 17 tetor. Pra, të gjithë atyre studentëve që ky urdhër i Ministrisë së Arsimit u ndalon padrejtësisht dhe njëkohësisht qëllimisht për të hyrë në universitetin publik, u lë si alternative të vetme universitetin privat”.

Më tej, Tabaku shon se “Dhe më e keqja duket se nuk ka ardhur ende. Nëse ju kujtohet, vitet 2006-2008 kanë qenë një periudhë ku Shqipëria nisi procesin e “Brain Gain” në mënyrë që të arsimuarit jashtë vendit të vinin për të dhënë kontributin për vendin e tyre. Falë Rilindjes dhe të rinjtë këto vite kanë vendosur të largohen, ndërsa qeveria në heshtje praktikon politikën e “Brain Drain” për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër”.

Please follow and like us: