Albspirit

Media/News/Publishing

‘Udhëtimi i lirë e pa viza’, 7 artistë shqiptarë me ekspozitë në Hamburg

FITIM DIKA

Foto: Xheni Cuni / HA

Me titull “The Beau­tiful Travelers” galeristi i njohur nga Harburgs, Toro, përpara dy vitesh ekspozoi pikturat e artistëve nga Kosova që lidheshin kryesisht me temën e Luftës së Kosovës. Atëkohë pjesëmarrës ishin artistët Alban Muja, Driton Hajredini dhe Nora Lumi.

Ekspozitë kundër izolimit të Kosovës

“Është situatë absurde,” thotë (Mentor A. Ejupi) Toro për abendblatt, “Kosova është ndër vendet e vetme evropiane që qytetarët e saj nuk mund të udhëtojnë të lirë në Evropë. Unë jam përpjekur të marr viza artistike për dy fotografë nga Kosova. Formalisht asnjë problem. Praktikisht termini i radhës në ambasadën gjermane në Prishtinë është në mes të dhjetorit.”

Në ekspozitën që hapet në galerinë “Mytoro” të Mentor Ejupit prezantohen fotografi artistike të shtatë artistëve, të gjithë shqiptarë. Në realitet ata jetojnë të shpërndarë në gjithë botën kështu që disa nga fotografitë janë punuar në SHBA, disa në Gjermani dhe ca të tjera në Kosovë. Secili fotograf i renomuar ka stilin dhe drejtimin e tij artistik, përcjell botasot.info Konretisht bëhet fjalë për artistë si: Arbnore Lum,(Kanadë), Arton Humolli (Kosovë), Dash Izairi (Gjermani), Flutra Aliu (Luginë), Shkurta Bogujevci (Kosovë), Xheni Cuni (Gjermani) dhe Burim Myftiu (SHBA). Të gjithë fotografitë kanë të bëjnë me temën e izolimit të Kosovës dhe sensibilizimin e politikës evropiane për heqjen e vizave me Kosovën.

Ekspozita do hapet sot, me fillim në ora 19:00 në Gallery Mytoro, Lüneburger Straße 1a, D – 21073 Hamburg. Ajo do qëndrojë e hapur deri në 26 nëntor 2016.

Please follow and like us: