Albspirit

Media/News/Publishing

Myqerem Tafaj: Qeveria vazhdon godet arsimin e lartë

Myqerem Tafaj: Qeveria vazhdon godet arsimin e lartë

Ish Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka reaguar për situatën e arsimit në vend dhe sidomos atij të lartë. Ai shprehet se qeveria është duke e dëmtuar në mënyrë të vazhdueshme  arsimin e lartë duke i marrë ndërtesa dhe duke i ulur buxhetin.

“Qeveria i heq 88 milion Lekë arsimit të lartë, ndërkohë që buxheti për çdo student në Shqipëri është 30 herë më i ulët në krahasim me atë të vendeve të OECD-së. Nëse qeveria do të kishte përdorur këtë fond (88 milion L), që shkurton nga buxheti i arsimit të lartë, për bursa për studentët që vijojnë studimet në degët prioritare të ekonomisë (një detyrim që përcakton ligji i arsimit të lartë), mund të kishte mbështetur të paktën 800 studentë për studimet Master”, shprehet ish ministri.

Tafaj ka reaguar edhe për marrjen e godinës që ishte në administrim  nga Universiteti i Gjirokastrës, godinë kjo që është kaluar për përdorim ADISA-s. Kjo nuk është hera e parë që godina të caktuara u hiqen nga përdorimi universiteteve por, mesa duket nuk do të jetë e fundit pasi pas Fakultetit të Gjeologji Minierave të UPT, Universitetit të Korçës tashmë i ka ardhur radha Universitetit të Gjirokastrës.

“Kjo tregon se kjo qeveri nuk e ka seriozisht zhvillimin e arsimit të lartë dhe rritjen e cilësisë se tij. Cilësia rritet duke rritur investimin për më shumë pedagogë, për mbështetjen e studentëve, për godina, auditore, biblioteka, infrastrukturë laboratorike mësimore kërkimore dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të universiteteve”, shprehet ish ministri.

Një nga arsyet e marrjes së godinave të universiteteve sipas ish ministrit Tafaj është edhe e administrata së ministries.

Please follow and like us: