Albspirit

Media/News/Publishing

Sinjal për “qeverinë”, jo për Çamërinë!

Nga Mero Baze

Ka një teprim me reotrikën e nxehtë kundër vizitës së Ilir Metës në Athinë dhe qëndrimeve të tij diplomatike për çështjen çame dhe marrdhëniet dypalëshe me Greqinë.

E vërteta është se vizita ra në sy, se ishte tradicionale dhe në kornizat e çdo takimi të çdo udhëheqësi shqiptar që ka qenë në Athinë, prej vitit 1991 dhe jo se ka ndonjë hap pas. Çështjen çame në raport me Greqinë, qeverutë shqiptare e kanë trajtuar thuajse njësoj, që nga viti 1992 e deri më sot.

Traktati i Miqësisë i vitit 1996 bën një hap para, duke njohur të drejtat e qytetarëve shqiptarë me origjinë greke dhe ansjelltas, që t’u njihen të drejtat e pronës. Ka pas disa manovra proceduriale greke, me mos heqjen formale të ligjit të luftës, për të penalizuar shqiptarët e dëbuar nga Çamëria dhe po ashtu, ka pas përpjekje nga qeveria shqiptare, që kjo çështje të mbahet gjithnjë hapur.

Në vitin 2005, me ardhjen e Berishës në pushtet, ka ndodhur një ndryshim, jo në raport me çështjen çame, por në raport me axhendën e re që Greqia vendosi në raport me Shqipërinë, për shkak të inferioriteti të Berishës ndaj Grqisë dhe përvojës së hidhur që ai kishte nga ikja nga pushteti, edhe për shkak të Greqisë në vitin 1997. I kompleksuar aq shumë nga Greqia, Berisha firmosi një pakt me Greqinë në vitin 2005, ku bëri konkrete idenë e pesë varrezave të ushtarëve pushtues grekë, brenda territorit shqiptar, çështje të shkollave shqipe në Himarë, si dhe disa axhenda kulturore, fetare e nacionaliste greke, të cilave u hapej rrugë në emër të “paqes” së Berishës me Greqinë. Janë këto kushte të reja që e kanë kaluar në ofensivë Greqinë dhe ajo tani sa herë përmendet çështja çame, apo probleme të vjetra mes dy vendeve, nxjerr në plan të parë probleme të tilla si varrezat greke, Himara , Kisha, tekstet greqisht etj.

Pra Berisha i ka dhënë luksin Greqisë të ketë një axhendë balancuese për çështje të tilla vendimtare, si ajo e popullsisë çame. Ilir Meta nuk ka bërë ndonjë hap prapa.

Ai ka ruajtur qëndrimin tradicional të shtetit shqiptar për çështjen çame në Greqi dhe është fokusar më shumë tek axhednda praktike e raporteve Shqipëri-Greqi, siç janë pensionet, patentat, kontributet financiare të shqiptarëve në Greqi etj, të cilat janë jo vetëm të prekshme për emigrantët, por dhe simpati elektorale prej tyre.

Fakti që ka një “kërcitje” të qëndrimit të Ilir Metës, vjen nga fakti se qeveria e Edi Ramës, i ka ftohur raportet me Greqinë, dhe ka krijuar një distancë reale mes Tiranës dhe Athinës. I pakompleksuar nga Greqia, dhe për shkak të origjinës së tij jugore, dhe i gatshëm për “polemika rajonale”, pasi ka fituar emër të mirë nga qetësimi i raporteve me Ballkanin jugperëndimor, Edi Rama, i ka përçmuar raportet me Greqinë, dhe nuk ka hezituar të sillet me arrogancë të panjohur më parë nga një kryeministër shqiptarë këto 25 vite. Ai është i pari kryeministër që ka lënë jashtë qeverisë Partinë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, dhe ka përfshirë thuajse zyrtarisht në vend të tyre PDIU, ose siç njihet ndryshe parti e komunitetit çam. Ai po ashtu ka çuar në axhendën e BE, çështjen çame dhe e ka përdorur këtë dhe si një “shpërblim” politik për partnerët e tij huqeli në koalicion.

Ilir Meta thjesht i ka bërë opozitë këtij pozicioni të Ramës dhe qeverisë shqiptare, duke u shfaqur si një lider tardicional shqiptar në raport me Greqinë dhe duke i kujtuar nga Athina se “qeveritë janë nën presion nga faktorë elektoralë”. Ai nuk ka tradhëtuar as veten dhe asgjë nga çfarë ka bërë më parë për çështjen çame, por ka mundur të gjej mirkuptimin e palës greke për ti çuar një mesazh Edi Ramës nga Athina. Është e gabuar, bile vulgare të thuash që ai është pro grek. As grekët nuk e duan të tillë. Edhe ata e duan më shumë si një leksion diplomatik për Edi Ramën. Për t’ia bërë dhe atij më të lehtë “antigreqizmin”, duke ja justifikuar me fakotrin elektoral çam.

Please follow and like us: