Albspirit

Media/News/Publishing

Gjesti i rrallë i deputetes islandeze

Një deputete islandeze tërhequr vëmendjen e opinionit publik vendas dhe të huaj me një gjest të veçantë. Teksa po ushqente me gji fëmijën, gjatë seancës parlamentare, asaj i erdhi rradha për të folur. Por nuk ia ndërpreu gjirin vajzës së saj 6-javëshe dhe doli në podium për të folur së bashku me të.
Një nënë e vërtetë nuk ia ndan gjirin të miturit të saj. Madje as kur është deputete dhe i vjen rradha për të folur në parlament.
Kështu ndodhi deputeten islandeze të Partisë së Pavarsisë në pushtet Unnur Bra Konradsdottir. Teksa diskutohej ligji i ri për emigracionin, deputetes 42-vjeçare i erdhi rradha për të folur, teksa po ushqente vajzën e saj vetëm 6-javëshe. Nuk ia ndërpreu gjirin por u çua drejt podiumit sëbashku me të miturën.
Përpara deputetëve në Rejkjavik, ajo sqaroi edhe arsyet e gjestit të saj. Deputetja tha se e bija nuk ishte e shqetësuar. Përkundrazi nuk do të ishte ndjerë mirë nëse do t’ia ajo ndërpriste gjirin për t’u çuar për të folur. Këtu bëhet fjalë për gjënë më natyrore në botë, tha deputetja islandeze.
Please follow and like us: