Albspirit

Media/News/Publishing

Pushkini flet shqip

Për të gjithë dashamirësit e librit dhe sidomos letërsisë romantike apo poezisë, Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë së bashku me Ministrinë e Kulturës, organizon dhe ka kënaqesinë t’ju ftojë në mbrëmjen letrare “Pushkini flet shqip”, të martën, më 18 tetor, në orën 18:30 tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Duke ftuar të gjithë të apasionuarit dhe kureshtarët, Ambasada Ruse thekson: “Еjani dhe kënaquni me poezitë e zgjedhura të njërit prej poetëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj rusë Aleksandër Pushkin”.

Në aktivitet recitojnë: nxënesit e gjimnazit “Asim Vokshi” dhe studentët e fakultetit të gjuhëve të huaja të UT-së.

Hyrja është e lirë dhe falas. Ju mirëpresim!

14721721_1140138082746637_4106238145323991771_n

 

Please follow and like us: